Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kyçyk: Bllokimi i Maqedonisë në BE do të ngadalësojë zhvillimin e rajonit

Shkup, 26 maj – Nëse Bullgaria nuk jep dritën jeshile për fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, kjo do të rezultojë në ngadalësimin e zhvillimit të rajonit, gjë që në asnjë mënyrë nuk do të jetë e dobishme për imazhin ndërkombëtar të Sofjes, vlerësoi eurodeputeti bullgar Ilhan Kuçuk në konferencën me temë “Liberalët për të ardhmen e Evropës – Nga konferenca në reforma evropiane” të mbajtur në kryeqytetin bullgar.

Kuçuk theksoi se BE pret që Sofja të japë dritën jeshile për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Union, duke shtuar se nuk ka asnjë mënyrë për t’u shpjeguar brezave të ardhshëm në Bullgari se Shqipëria mund të fillojë procesin e negociatave, ndërsa “ata që ” ne i përcaktojmë si vëllezër dhe kemi një arsye legjitime për të qenë historikisht shumë afër, u heqim mundësinë për të qenë pjesë e BE-së”.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Kuçuk konsideron se nëse ka presion nga institucionet evropiane ndaj Bullgarisë, ai nuk është presion i jashtëm, por legjitim, sepse edhe kryeministri bullgar Kiril Petkov dhe ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska janë pjesë e procesit të negociatave me BE-në.

Sipas Kuçukut, Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të kthehen në një qasje pragmatike dhe të gjejnë të gjitha zgjidhjet e mundshme diplomatike dhe politike për çështjen dypalëshe.

Ai është i bindur se KE mund të japë garanci të mjaftueshme për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, por theksoi se çështjet historike janë shumë të dhimbshme për BE-në. Sipas tij, një çështje është përfshirja e bullgarëve të Maqedonisë në Kushtetutën e vendit, dhe krejt tjetër është integrimi i tyre funksional në shoqëri

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.