Thursday, July 7, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Kyçyk: Bullgarët në Maqedoni me të drejtë kërkojnë të jenë pjesë e Kushtetutës

Shkup, 25 maj – Pyetja nëse çështjet bilaterale duhet të jenë pjesë përbërëse e kornizës negociuese është diskutabile – kjo dilemë ka shënuar marrdhëniet bilaterale mes shumë vendeve të cilat tani janë pjesë e BE-së. Këtë për BNR e ka deklaruar Ilhan Kyçyk, eurodeputet, anëtar i komisionit për punë të jashtme të PE-së dhe njoftues për Maqedoninë e Veriut, informon Zhurnal.

“Kjo nuk është vetëm për rastin tonë me Maqedoninë e Veriut. Bullgaria nuk ka për çfarë të brengoset, më së paku të përpiqet të shmangë bisedë të sinqertë dhe të hapur me Maqedoninë e Veriut – edhe për të kaluarën edhe për të ardhmen”, tha eurodeputeti.

“Nëse gjithçka që duam, së bashku me udhëheqjen e këtij procesi mes dy vendeve, imponimi i agjendës nuk është dorëzimi dhe duhet të lexohet si sukses i politikës së jashtme bullgare. Më lejoni të shtoj presionin e ritur dhe presionin legjitim nga institucionet evropiane. Zgjerimi është prioritet kyç i këtij Komisioni Evropian, e qartë është se nga aspekti nacional nuk kemi pozitëtë qartë në nivel të Qeverisë. Nëse kjo qeveri duhet të kritikohet me argumente, kjo është mundësia të gjendet konsensus për çështjet kyçe. Një prej tyreë shtë Maqedonia e Veriut, tjetra, marrdhënia jonë me Ukrainën”, komenton Kyçyk.

Ai është i mendimit se formula për zgjidhjen e problemit duhet të jetë rezultat jo vetëm të përpjekjeve të koalicionit të brendshëm por edhe të opozitës.

“E palogjikshme është të sqarohet si të lansojmë tezën se po e lëshojmë Shqipërinë, e për RMV-në e shohim çështjen në aspekt historik”, thotë Kyçyk.

“Kursi i integrimit ka për qëllim të ndahet me të kaluarën historike. Evropa kohë të gjahtë kishte kohë të vështirë të kuptojë bisedimet e komplikuara historike sepse duhet të hapë kutinë e pandorës për historinë e vet – nuk dëshiron ta bëjë këtë. Por, Evropa kupton shumë për të drejtat dhe liritë e njeriut. Fer është që bullgarët në Maqedoninë e Veriut duan të jenë pjesë përbërëse e Kushtetutës së shtetit”, thotë eurodeputeti./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.