Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Lajm “bombë” nga Formula 1, Lewis Hamilton gati të transferohet te Ferrari

Një lajm “bombë” po qarkullon nga Formula 1 pasi sipas Skysports, Lewis Hamilton ka vendosur të ndryshojë anë dhe të shkojë te rivali i përjetshëm i Mercedesit, Ferrari për një kontratë që nis nga sezoni 2025.

Një transferim kaq i bujshëm në botën e motorsportit prej vitesh, edhe pse anglezi është në perëndim të karrierës së tij.

Vitin e kaluar Hamilton nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Mercedesin, por tani vjen lajmi se ai ka vendosur të ndryshojë skuadrën jo në fund të asaj kontrate por në fund të sezonit.

Për të bërë këtë tranzicion, Hamilton do të përdorë një klauzolë në kontratën e tij aktuale, e cila i lejon me 100 milionë paund të prishë kontratën e tij dhe të shkojë në një ekip tjetër.

Kushtet financiare të marrëveshjes së Hamilton me Ferrarin nuk janë bërë të ditura. Megjithatë, duhet përmendur se vitin e kaluar kur nënshkroi me Mercedes, ai hodhi poshtë ofertën e Ferrarit prej 40 milionë paund në vit, duke pranuar ofertën e skuadrës së tij aktuale prej 50 milionë paund.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss