Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

LDK kërkon shkarkimin e ministres Nagavci, Selmanaj pyet Kurtin: A mendon ende se kush e shkel Kushtetutën është super kriminel?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka kërkuar shkarkimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit pasi që sipas tij ministrja ka shkelur Kushtetutën.

Ai tha se po kërkojnë që të shkarkohet menjëherë ministrja Nagavci, jo si akt moral por si shkelës të Kushtetutës.

“MASHTI i ka qu letër Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar prova se ku e ka shkelur Kushtetutën. As vendet që lidhje me demokraci nuk kanë nuk i bëjnë këto gjëra. Kjo është skandaloze”, ka thënë Selmanaj.

Ai ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se a mendon ende sikurse në vitin 2015 se kush e shkel Kushtetutën është super kriminel.

“Kryeministri Albin Kurti në të kaluarën në vitin 2015 kishte deklaruar se kush e shkel ligjin është kriminel, e kush e shkel Kushtetutën është super kriminel. Kryeministër a mendon ende se kush e shkel Kushtetutën është super kriminel”, iu drejtua Selmanaj.

“Ndalni këto kërkesa ndaj institucioneve të pavarura, ti ruajmë këto institucione sepse duke i ruajtur këto ne e ruajmë vet shtetin. Shkelësi i Kushtetues nuk e ka vendin në qeveri, në rrethana tjera vetë kryeministri do ta diskutonte ekzistencën e vet si kryeministër, sepse vartësit e tij po e shkelin Kushtetutën. Me i than Gjykatës Kushtetuese dërgomi provat, është njëjtë sikur me i thanë një gjyqtari të Gjykatës Supreme tregomë pse e ke dënuar një kriminel”, tha Selmanaj.

Ditë më parë Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hedhur poshtë vendimin e Ministrisë së Arsimit për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar dhe përcaktimit të organizimit të mësimit në objektet shkollore në Komunën e Kamenicës.

Pas këtij vendimi, ish kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati në një deklaratë për media tha se ministrja Nagavci duhet të jap dorëheqje apo edhe të shkarkohet.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.