Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

LEN: Vendimi i Arben Taravarit (ASH-së) rezultat i vullnetit të popullit që po kërkon ndryshim

Shkup, 8 shkurt – Arben Taravari ka marrë mbështetjen e 85 kuvendarëve të ASh-së, të cilët dhanë nënshkrimin e tyre për t’i thënë “po” koalicionit mes ASH-së dhe opozitës shqiptare.

Dhënie e nënshkrimeve u bë në tubimin e mbajtur në Kumanovë, i cili është thirrur nga Taravari pak ditë para se të mbahet Kuvendi i thirrur nga Ziadin Sela, i cili pritet të mbahet ditën e shtunë.

Po si e vlerësojnë këtë vendim të Taravarit për bashkëpunim me partitë opozitare shqiptare?

Murtezani nga Alternativa për Agjencinë e lajmeve Zhurnal thotë së bashkimi i ASH-së me ne e ka rritur vëllimin e ortekut të fitores, që do të jetë sihariqi më i mirë për shqiptarët në këto 20 vjetët e fundit.

“Ne e përshëndesim vendimin e Aleancës për Shqiptarët që ka vendosur t’i bashkohet opozitës së bashkuar shqiptare, pra Lidhjes Europiane për Ndryshim. Duke i uruar mirëseardhje dhe duke e përgëzuar për vemdimin e drejtë, tashmë lirisht mund të konkludojmë se janë pjekur të gjitha kushtet që më 8 maj të vijë ndryshimi i shumëpritur dhe i dëshiruar nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Bashkimi i ASH-së me ne e ka rritur vëllimin e ortekut të fitores, që do të jetë sihariqi më i mirë për shqiptarët në këto 20 vjetët e fundit”, ka deklaruar kështu Orhan Murtezani nga Alternativa.

Ndërkohë që nga Lëvizja Besa për Agjencinë e lajmeve Zhurnal theksojnë se vendimi i ASH të garojë me LEN tregon se në vend më 8 maj do të bëhet rotacion politik.

“Vendimi i kuvendit të ASH për bashkëpunim me LEN po dëshmon se më në fund, pas 22 viteve qeverisje të BDI-së, do të bëhet rotacioni politik në RMV. Vendimi i sontëm është rezultat i vullnetit të popullit që po kërkon ndryshim. Me 8 maj koalicioni opozitar shqiptar do ta fitojë bindshëm BDI-në”, thonë nga Lëvizja Besa për Agjencinë e lajmeve Zhurnal.

Edhe nga Lëvizja Demokratike mirëpresin vendimin e Taravarit që po bashkohet në këtë rrugëtim me plot sfida të cilin e kanë nisur sepse jenë dakorduar që të ndryshojnë komplet qeverisjen e jo vetëm pushtetarët e korruptuar.

“Dëshira e qytetarëve për ndryshim është më e fuqishme se asnjëherë më parë, dhe se sovrani këtë rradhë do e bëjë ndryshimin e shumëpritur. Ne sigurisht që e mirëpresim vendimin e Taravarit që të na bashkohet në këtë rrugëtim me plot sfida të cilin e kemi nisur sepse jemi dakorduar që të ndryshojmë komplet qeverisjen e jo vetëm pushtetarët e korruptuar. Ne me këtë rast bëjmë thirrje tek secili që e ndjenë frymën e ndryshimit të na bashkohet.”, thonë nga Lëvizja Demokratike për Agjencinë e lajmeve Zhurnal.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss