Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Lëshohen në procedurë kuvendore ratifikimet e protokolleve për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Shkup, 17 korrik – Qeveria i ka lëshuar në procedurë parlamentare projektligjet e veçanta për ratifikimin e Protokollit të Traktatit Veriatlantik në lidhje me anëtarësimin e Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Finlandës, me qëllim që të krijohen parakushte formale ligjore, pas hyrjes  në fuqi të Protokolleve, që të dyja vendet të mund të anëtarësohen në NATO.

Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski dhe anëtarët e Qeverisë e mbështetën hapur nismën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO dhe që në maj është dhënë pëlqimi për pranimin e të dyja shteteve në NATO.

Protokollet e Traktatit Veriatlantik lidhur me anëtarësimin e Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Finlandës janë nënshkruar në Bruksel më 5 korrik të vitit 2022 nga përfaqësues të autorizuar të shteteve-anëtare të NATO-s”, theksohet në kumtesën pres shërbimit qeveritar.

Republika e Maqedonisë së Veriut, theksohet në kumtesë,  dha mbështetje të plotë për politikën e dyerve të hapura të NATO-s, duke e mbështetur zgjerimin e mëtejshëm, si dhe anëtarësimin e Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Finlandës në Aleancën Veriatlantike, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm dhe kontribut për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, duke e pasur parasysh sulmin e pajustifikuar ushtarak ndaj Ukrainës nga Federata Ruse.

Suedia dhe Finlanda kanë zhvilluar një nivel shumë të lartë bashkëpunimi me NATO-n dhe anëtarësimi i tyre do ta përforcojë forcën politike të Aleancës, ndërsa  me pranimin e tyre Aleanca demonstron unitet, shtojnë nga Qeveria. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.