Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Lewandowski nuk do të rinovojë me Bayernin, polaku i bën të qartë klubit se dëshiron largimin

Robert Lewandowski do të largohet nga Bayern Munichu pas tetë viteve qëndrim në Allianz Arena.

Sulmuesi polak e ka marrë vrendimin përfundimisht që të largohet nga kampionët në fuqi të Gjermanisë në fund të këtij sezoni.

Ka qenë gazeta gjermane Sport Bild që ka raportuar se Lewandowski i ka treguar drejtuesve të Bayerni se do të largohet në fund të sezonit dhe se atyre të gjejnë një zëvendësues.

Bayern ka qenë në kontakte me sulmuesin për një kontratë të re, por ajo nuk do të arrihet dhe Lewa është i gatshëm për një aventurë të re.

Barcelona vazhdon të mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me lojtarin me katalunasit që tanimë kanë pasur edhe biseda me agjentin e polakut.

33-vjeçari i ka kërkuar drejtuesve të Bayernit që ta shesin këtë verë dhe mos ta ndalin atë në Allianz Arena deri në përfundim të kontratës e cila skadon në verën e vitit 2023.

Në 45 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, Lewandowskit këtë edicion ka shënuar 49 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Lewa në tetë vite qëndrim te Bayerni ka zhvilluar 373 ndeshje zyrtare ku ka shënuar 343 gola dhe ka asistuar në 72 të tjerë. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.