Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Liderët botërorë premtuan angazhim të përforcuar për mbrojtjen e natyrës

Liderët botërorë premtuan mbështetje më të madhe financiare dhe përpjekje shtesë për përballje me sfidat pas llojllojshmërisë globale biologjike, dukuri që paraqet kërcënim për zhdukjen e një milion llojeve bimore dhe të kafshëve.

Në margjina të sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së Gjermania premtoi 1,5 miliardë euro në vjet për mbështetje të llojllojshmërisë biologjike, që është më shumë se dyfish më shumë se paraprakisht.

Së shpejti në Montreal do të mbahet konferenca ndërkombëtare për llojllojshmëri biologjik, ku duhet të kompletohet dhe miratohet kornizë për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës.

Sipas raportit të Forumit ekonomik botëror (FEB) për vitin 2020, më shumë se gjysma e bruto prodhimit vendor botëror është në masë të madhe e varur nga bota natyrore.

“Konferenca e KB-së në dhjetor e njohur so COP15 duhet të jetë kthesë për përpjekjet tona për ruajtjen e natyrës”, tha kancelari gjerman, Olaf Sholc gjatë kumtimit të financimit të ri.

“Me këtë kontribut, dëshirojmë të dërgojmë sinjal të fuqishëm për epilog ambicioz të COP15 për llojllojshmërinë biologjike”, tha ai.

Analizat tregojnë se bota në vitin 2030 duhet të ndajë rreth 967 miliardë dollarë në vit në mënyrë që të ndryshojë trendi negativ në uljen e llojllojshmërisë biologjike. Kjo do të thotë se financimi momental është në deficit prej rreth 800 miliardë dollarëve në vit. Gjermania premtoi financim më të madh se cili do komb industrial, ndërsa vendet e tjera paralajmërojnë strategji të reja, përfshirë edhe plan për financim të llojllojshmërisë biologjike mbështetur nga Ekuadori, Gaboni, Britania dhe të tjerë.

Pjesëmarrësit në ngjarjen në Nju-Jork, mes të cilëve edhe kryeministri kanadez, Xhastin Trudo, e përsëritën përkushtimin e tyre deri në vitin 2030 të mbrojnë dhe ruajnë së paku 30 për qind të territoreve tokësore dhe detare të vendeve të tyre.

Sipas raportit të FEB për vitin e kaluar, për momentin janë mbrojtur rreth 17 për qind e planetit. Vetëm shtatë për qind e oqeaneve botërore janë në ndonjë lloj të mbrojtjes, ndërsa më pak se tre për qind nën mbrojtje të vërtetë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.