Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Lidhja me Parkun Shebenik-Jabllanicë, Gjiknuri inspekton rrugën e re Rrajcë-Sutaj: Vëmendja për këto zona do të vijojë edhe në të ardhmen

Rruga Rrajcë – Sutaj në Bashkinë Prrenjas është një tjetër investim i përfunduar që u vjen në ndihmë banorëve të zonës dhe e lidh atë me Parkun Kombëtar Shebenik – Jabllanicë. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan i shoqëruar dhe nga Kryetari i Bashkisë së Prrenjasit Nuri Belba inspektuan rrugën e re me gjatësi 3 km, e cila do të rrisë potencialet turistike të gjithë zonës. Gjiknuri siguroi se mbështetja e qeverisë shqiptare do të vijojë edhe në projekte të tjera për këtë zonë e cila gjithnjë e më shumë po tërheq turistë. “Kjo është një zonë me bukuri natyrore. Njerëzit janë punëtorë që me djersën e tyre në emigracion kanë investuar në fshat. Këtu njerëzit kanë qëndruar dhe e shohin veten të lidhur me vendin. Ky është një lajm shumë i mirë.

Më vjen mirë që edhe ju si Bashki, por edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit bëri të mundur bërjen e kësaj rruge e cila hap dhe horizonte të reja për zhvillim pasi shkon drejt parqeve kombëtare që do të kenë interes për shumë më shumë turistë në të ardhmen. Kjo rrugë hap një perspektivë shumë të madhe për banorët dhe vizitorët e shumtë që duhet ta vizitojnë këtë zonë. Vëmendja nuk mungon dhe do vazhdojë të jetë në këto zona”, theksoi Gjiknuri. Kryetari i Bashkisë së Prrenjasit Nuri Belba vlerësoi investimet e realizuara nga qeveria shqiptare në gjithë zonën e Rrajcës. “Ky është një investim i përfunduar dhe tashmë kemi një rrugë me parametrat e duhur. Dua të theksoj se Rrajca ka qenë përfituesja më e madhe e investimeve publike në këto vite. Kjo rrugë do i japë një zhvillim shumë të madh zonës pasi ngjitur kemi Parkun Kombëtar Shebenik – Jabllanicë dhe është një zonë me potencial për të zhvilluar agro-turizmin”, nënvizoi Belba.

Lidhja me Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë bën që kjo rrugë të ketë një qarkullim të konsiderueshëm dhe të kthehet në një burim mirëqenie për banorët. Kjo zonë është e pasur në resurse turistike dhe produkte bio të cilat më së miri mund të prezantohen dhe në bujtina.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.