Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Liverpool gati ta mposht Unitedin në merkato – përgatit ofertën për Darwin Nunez

Darwin Nunez është dëshira e radhës e Liverpool.

Skuadra nga ‘Anfield’ po përgatitet për humbjen e Sadio Mane gjatë këtij afati kalimtar dhe është duke shqyrtuar alternativat për sulmin.

‘Reds’ janë gati t’i bashkohen garës për Nunez dhe tashmë flitet për përgatitjen e një oferte.

Dominic King raporton se Liverpool e dëshiron Nunez dhe duan të thyejnë rekordin e transferimeve të klubit, për të mposhtur Man United në garë për uruguaianin.

Nunez kërkohet edhe nga skuadra si Atletico Madrid e Newcastle United.

Sezoni i Nunez me skuadrën e Benfica ka qenë i shkëlqyer edhe në Champions League. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.