Friday, June 24, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Lokalet 2023, Veliaj: Nuk na mund Berisha dhe Meta! Ne s’bëjmë kurrë llogaritë e kundërshtarit

Gjatë takimit të parë për nisjen e procesit të zgjedhjes së kryetarit të PS në Njësinë 10 në Tiranë, Veliaj u shpreh se PS nuk krahasohet me ata që i ka mundur disa herë, por si të rrisë cilësinë e qeverisjes.

“Për Partinë Socialiste nuk është progres krahasimi me ata që i kemi mundur disa herë. Madje, sot në Tiranë nuk ka asnjë pikë kurioziteti nëse për kryetar bashkie do të kandidojë Saliu apo Ilir Meta. Ata duan të ndihmojnë veten, kurse PS pyet se si do të shkojë një stekë më të lart, si të rrisë cilësinë e qeverisjes.

Kundërshtarët tanë zgjedhjet brenda partisë me kulturën që dinë ta bëjnë mirë: hipin nëpër shkallë, thyejnë xhamat, shqyejnë dyert, edhe brenda partisë kështu e kanë por ne edhe këtu dallojmë. Kontrasti mes asaj që pamë në 8 janar në selinë e PD, me mënyrën se si i organizon zgjedhjet e veta Partia Socialiste, është si dita me natën. Beteja e ardhshme mund të duket shumë e lehtë kur mendon se përballë do të kemi Ilir Metën dhe Sali Berishën, dy njerëzit me kuotat më të ulëta në rrafshin publik, por ajo që na ka nxjerrë faqebardhë gjithmonë është se ne nuk bëjmë kurrë llogaritë e kundërshtarit, ne bëjmë vetëm llogaritë tona. Nëse ne na del llogaria jonë, organizimi ynë, disiplina jonë, komunikimi ynë me njerëzit të jetë kush të dojë përpara, apo edhe të gjithë të tjerët bashkë”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Teksa ftoi të rinjtë t’i bashkohen garës për kryetar të degëve të PS, Veliaj tha se: “PS ka hapur thirrjen nga data 1 qershor deri më datën 20 qershor për secilin që dëshiron dhe kjo është një mënyrë e mirë për të parë kush janë forcat mes nesh, çfarë energjie kemi mes nesh, ndaj besoj se në finale do të përfundojmë me një kryetar dhe një kryetare. Po ashtu, do të zgjedhim edhe pozicionet e tjera, duke filluar nga sekretarët organizativë, sekretarët dixhitalë, sekretarët që do të merren me komunikimin etj. Kush lindi në 2005, nuk ka memorie se çfarë i ka bërë Saliu dhe Iliri këtij vendi.

Njerëzit sot na krahasojnë me stekën që kemi ngritur vete. Kemi një President normal dhe nuk besoj që do kthehen ditët kur bëhen lojëra me dekretime e zhdekretime zgjedhjesh apo me bojkote. Besoj që vendi tashmë është futur në një normalitet dhe mezi pres që ne të bëjmë më të mirën. Njësia 10 ishte e para që provoi votimin elektronik. Ne si socialistë nuk kemi interes të vjedhim vota dhe të bllokojmë numërime. Ne duam të dimë të vërtetën sa e kemi mbështetjen e publikut që të vazhdojmë të shërbejmë. Plani është që të kemi një votim elektronik në të gjithë vendin”.

Ndërkohë, deputeti i zonës, që mori edhe numrin më të lartë të votave në Tiranë, Fatmir Xhafaj, u shpreh se ky proces duhet të shërbejë për të gjithë si një mundësi për të forcuar demokracinë e brendshme në parti.

“Kjo është një mundësi e madhe dhe një nevojë e domosdoshme. Sepse ne jemi në mandatin e tretë. Ju e dini që pushteti, siç ka barrë të madhe, ka edhe lodhje të madhe. Jo të gjithë arrijnë ta përballojnë këtë maratonë të madhe siç është pushteti. Unë e shoh këtë edhe si mundësi që për hir të së vërtetës nuk ka qenë dhe shumë e pranishme edhe në partinë tonë në këto vite, nevoja për t’u promovuar në një proces të brendshëm. Gjithkujt duhet t’i jepet mundësia për të bërë karrierë përmes konkurrimit dhe garave të hapura. Duhet ta shohim këtë proces jo thjesht një mundësi për të zgjedhur 1 apo dy njerëz, por si një mundësi për ta zgjeruar dhe forcuar demokracinë e brendshme në parti, për ta forcuar konkurrimin në parti, për t’u dhënë më shumë mundësi promovimeve në parti dhe nga partia. Nuk ka rëndësi se kush je, deputeti, kryetari i Bashkisë, je ministri, Kryeministri apo një anëtar i thjeshtë. Këtu jemi të gjithë të barabartë dhe të kemi të gjithë të njëjtin qëllim. Unë ju ftoj juve që të përfshiheni aktivisht në këtë proces”, tha Xhafaj.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.