Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

LSDM: Ndërprerja e mësimit dëmton nxënësit, arsimtarët të kenë mirëkuptim

Shkup, 14 prill – Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka bërë thirrje deri te mësuesit dhe kuadri mësimdhënës që të kenë mirëkuptim në interes të nxënësve dhe kërkojnë që dialogu të vazhdojë pa kushtëzime dhe të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme, informon Zhurnal.

Sipas tyre, një arsimtar në shkollë fillore tani mer pagë më të lartë prej 3200 denarëve ndërsa edukatoret e kopshteve marin nga 6000 denarë më tepër.

“Mësuesit duhet të vënë në plan të parë interesin e fëmijëve dhe përmes dialogut të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme.

Pikërisht përmes dialogut gjatë 4 viteve të fundit, LSDM ka rritur pagat në arsim dhe mbrojtjen e fëmijëve nga 3.200 në 6.400 denarë.

Një mësues i shkollës fillore merr pagë më të larta mujore prej mbi 3200 denarë, ndërsa edukatoret e kopshteve kanë paga më të larta mbi 6000 denarë, krahasuar me periudhën 4 vjet e gjysmë më parë, pra në kohën e VMRO-DPMNE-së”, thonë nga LSDM.

Siç shtojnë më tej nga kjo parti, me ligjin që e kanë propozuar, ofrojnë transformim të marrdhënieve të punës për rreth 4700 mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional.

“LSDM në vazhdimësi tregon se e vlerëson punën e kuadrit mësimor. Me Ligjin për arsimtarët dhe bashkëpunëtorët profesional, ligj të cilin VMRO-DPMNE e ka bllokuar gjatë gjithë vitit, ne ofrojmë transformim të marrëdhënieve të punës për rreth 4700 mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional në arsimin fillor dhe të mesëm.

Nëse do të miratohej ky ligj, tani do të rriteshin pagat e mësuesve dhe 4700 mësues dhe bashkëpunëtorë profesionistë do të merrnin siguri ekonomike në vendet e punës.

Të gjitha këto politika miratohen përmes dialogut me sindikatat, punëtorët dhe institucionet përkatëse.
Kështu do të vazhdojmë, përmes dialogut do të gjejmë një zgjidhje që është në interes të mësuesve, nxënësve dhe prindërve të tyre”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.