Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

LSM dorëzoi kërkesë te Këshilli Gjyqësor për shkarkimin e tre gjyqtarëve suprem të cilët sollën vendim për marrjen e shtëpisë së punëtorëve

Shkup, 9 shkurt – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) dorëzoi kërkesë te Këshilli Gjyqësor për konfirmimin e përgjegjësisë së tre gjyqtarëve suprem të cilët kanë marrë vendimin për marrjen e shtëpisë së punëtorëve.

Kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov sot para Këshillit Gjyqësor tha se LSM kërkon që gjyqtarët Shpend Devaja, Nake Georgiev dhe Isamedin Limani të shkarkohen nga funksioni i kryerjes së gjyqtarit në procedurën e zbatuar me ligj.

Gjyqtarët, thotë Trendafilov e kanë shfrytëzuar vendimin e Gjykatës Supreme në hierarkinë gjyqësore, kundër vendimit të të cilit nuk ekziston mjet efikas juridik në rendin juridik vendor.

“Sot jemi këtu përpara Këshillit Gjyqësor për të paraqitur një kërkesë për të përcaktuar përgjegjësinë e tre gjyqtarëve. Me aktgjykimin për marrjen dhe konfiskimin e shtëpisë së punëtorëve, Naqe, Shpendi dhe Isamedini, të cilët as nuk meritojnë të quhen gjyqtarë, me dashje dhe pa arsye kanë bërë një gabim të rëndë dhe joprofesional që ka pasoja të rënda, prandaj nuk janë të denjë për ushtrimin e mëtutjeshëm të pozitës së gjyqtarit”, tha Trendafilov.

Ai i dërgoi mesazh avokatit të popullit që të përmbahet nga ndërmarrja e çfarëdo lloj hapi kundër punëtorëve dhe Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, sepse siç tha ai, ende ekzistojnë mekanizma juridikë në shtet, por edhe para organizatave ndërkombëtare.

“Do të kërkojmë përgjegjësi nga të gjithë. Ne kemi mekanizma ligjor para organizatave ndërkombëtare që do t’i marrim dhe dëmin që do të shkaktojnë, nëse ata ndërmarrin një hap të tillë për regjistrimin e pronës së objektit në emër të Republikës së Maqedonisë, dhe në dëm të punëtorëve do të paguajnë shtrenjtë për disa muaj për shkak të zgjedhjeve”, theksoi Trendafilov.

Këshilli Gjyqësor javën e kaluar njoftoi se po i përcjell me vëmendje reagimet në opinion lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme që i referohet Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe në kuadër të kompetencave të saj po ndërmerr veprime në drejtimin e konstatimit të situatës.

Më 9.11.2023, Gjykata Supreme ka nxjerrë aktgjykim për rastin REV 1-77/22, në të cilin paditës është Republika e Maqedonisë së Veriut kundër të paditurit, Lidhja e  Sindikatave të Maqedonisë Shkup, për përcaktimin e së drejtës së pronësisë të pasurisë së paluajtshme, e cila është një ndërtesë administrative si objekt me interes të përgjithshëm për shtetin. Me vendimin shtëpia e punëtoreve i merret LSM-së dhe i dorëzohet shtetit. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss