Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

“Lufta kërcënon një valë të paprecedentë urie, preken 1.6 miliardë njerëz”

Pasojat negative të pushtimit rus të Ukrainës po përkeqësohen, duke prekur 1.6 miliardë njerëz, ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

“Ndikimi i luftës në sigurinë ushqimore, energjinë dhe financat është sistematik, i rëndë dhe përshpejtues,” tha ai.

Për njerëzit në mbarë botën, lufta kërcënon të lëshojë një valë të paprecedentë urie dhe mjerimi, duke lënë kaos social dhe ekonomik në vazhdën e saj.”

Sipas Guterres, nëse “kriza e ushqimit të këtij viti është e lidhur me mungesën e aksesit” në ushqim, “viti i ardhshëm mund të jetë një çështje e mungesës së ushqimit”.

Shefi i OKB-së këmbënguli se e vetmja mënyrë për të “ndaluar stuhinë “, është që “pushtimi rus i Ukrainës duhet të ndalet“, duke iu referuar negociatave në vazhdim për zhbllokimin e grurit ukrainas, shkruan AFP.

Sipas një raporti të OKB-së, “94 vende, shtëpia e afërsisht 1.6 miliardë njerëzve, janë të ekspozuar seriozisht ndaj të paktën një dimensioni të krizës – financave, ushqimit ose energjisë – dhe të jene të paaftë për ta përballuar atë”.

“Nga këta 1.6 miliardë, 1.2 miliardë ose tre të katërtat jetojnë në vende që janë shumë të ekspozuara dhe të cenueshme në të njëjtën kohë në të tre dimensionet”. Në vijim, “asnjë vend apo komunitet nuk do të kursehet nga kjo krizë e kostos së jetesës”, thuhet në dokument.

Për të lehtësuar krizën, “duhen bërë përpjekje konkrete për të siguruar që furnizimet thelbësore të ushqimit dhe energjisë të arrijnë tek më të cenuarit“, argumenton raporti.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.