Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

“Luftuam shumë”/Channing Tatum flet për divorcin me ish-gruan e tij dhe frikën për tu martuar sërish

Channing Tatum ka folur së fundmi për divorcin me ish-gruan e tij Jenna Dewan dhe ‘frikën për tu martuar sërish.

Aktori, 42 vjeçar, u takua për herë të parë me Jenna-n në xhirimet e filmit të tyre ‘Step Up’ në 2006 dhe u martuan në korrik 2009, ku më pas u bënë dhe prindër të një vajze katër vjet më vonë.

Megjithatë, në vitin 2018, çifti njoftoi se i kishin dhënë fund martesës, me divorcin e tyre të finalizuar në nëntor 2019.

close

volume_off

Duke folur për Vanity Fair në një intervistë të bërë së fundmi, Channing shpjegoi se si dyshja u ndanë qetësisht pasi u bënë më të vetëdijshëm për dëshirat e tyre.

Ai tha: “Ne luftuam për një kohë vërtet të gjatë, edhe pse ne të dy e dinim disi që ishim rritur të ndarë. Mendoj se i kemi treguar vetes një histori kur ishim të rinj dhe thjesht vazhduam t’i tregonim vetes atë histori, pavarësisht se sa haptazi na tregonte jeta se ne ishim kaq të ndryshëm. Por kur jeni në të vërtetë prindër, ju i kuptoni vërtet dallimet mes juve. Sepse ajo gjë po ju ‘bërtet’ gjatë gjithë ditës. Si prindëroni ndryshe, si e shikoni botën, si e kaloni botën”.

Duke përshkruar ndarjen e tyre fillestare, Channing tha: “Në fillim, ishte super e frikshme dhe jeta juaj thjesht merr tjetër rrjedhë.  E gjithë kjo gjë që kishit, fjalë për fjalë thjesht shndërrohet në rërë dhe kalon nëpër gishta dhe ju mendoni:  “Oh, dreq. Po tani?”

Por Channing ka qëndruar pozitiv dhe duke reflektuar për ndarjen, ai tha: “Me siguri ishte pikërisht ajo që më duhej”.

Aktori vazhdoi: “Unë nuk mendoj se do ta kisha bërë ndonjëherë…mendoj në mënyrën se si duhej të punoja me veten time për të provuar vërtet të kuptoj se çfarë më pas.”

Ai foli dhe për marrëdhënien e tij me vajzën e tij nëntëvjeçare Everly, duke thënë: “Dhe me të vërtetë, sapo filloi me vajzën time. Unë thjesht hoqa dorë nga gjithçka dhe u fokusova vetëm tek ajo.  Dhe ishte vërtet gjëja më e mirë e mundshme që mund të kisha bërë ndonjëherë. Sepse në kohën e lirë që kam kaluar vetëm me të, ne jemi bërë miqtë më të mirë të njëri-tjetrit.’

Channing është aktualisht në lidhje me aktoren Zoe, që nga viti 2021, pasi ata filluan të punojnë së bashku në filmin e saj “P***y Island”.

Pavarësisht kësaj lidhjeje të re, Channing, i cili gjithashtu ka pasur lidhje me këngëtaren Jessie J, deklaroi: “Nuk e di nëse do të martohem përsëri”.

Ai shpjegoi: “Marrëdhëniet janë të vështira për mua. Edhe pse jam pak monogamist.  Në biznes, nuk kam frikë se mos gjërat do të shkatërrohen. Por me punët e zemrës, kur bëhet fjalë për njerëzit që dua, e kam shumë të vështirë. Përfundoj duke u përpjekur shumë, e dini?’

Megjithatë, në ditët e sotme ylli i Magic Majk po përpiqet të jetë shumë më i qetë.

Kërcimtari vazhdoi: ‘Kështu që unë mund t’i përjetoj këto momente, në vend që thjesht të përpiqem ta ndryshoj atë ose diçka tjetër. Ose kam frikë se nuk do të funksionojë siç doja apo diçka tjetër.’

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss