Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ma ndalën pensionin e djalit të vrarë, në qeveri bënin hajgare me mua

Familja e ish-komandantit të UÇK-së Shaqir Krasniqit nga Klina ka një vit që i është mohuar e drejta e marrjes së pensionit. Nëna e dëshmorit, ka thënë për Kanal10 se ndalesa u bë sapo mbesa e saj i mbushi 18 vjet.

Megjithëse, ishte endur nga një institucion në tjetrin, nënë Lushja nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje. OVL e UÇK-së, Qeveria dhe Prokuroria ia lënë fajin njëra-tjetrës për pronësinë e dosjes së veteranëve, shkruan Kanal10.

Lushe Krasniqi nga Grabanica e Klinës, tash e 19 vjet nuk i ndal lotët.

Ajo emocionohet kur flet për djalin e saj ish-veteran i UÇK-së që ishte vrarë më 2004 dhe për padrejtësitë që thotë se ia bënë institucionet e Kosovës, pasi ia ndalën pensionin që e merrte në emër të tij.

Shaqir Krasniqi, ish-ushtar i lirisë kishte lënë pas vajzën, por pasi që ajo ka mbushur 18 vjet, sipas Krasniqit, tash e një vit është privuar nga pensioni.

Ajo thotë se tash e sa kohë endet nëpër institucionet e vendit, por kërkesa e saj nuk merret fare parasysh.

Krasniqi shton se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak se po i kërkohet vërtetimi i veteranit që posedonte djali i saj, e që institucionet nuk po ia japin.

Krasniqi, ende thotë se jeton me kujtimet për të birin e saj, i cili ishte vetëm 28 vjeç kur u privua mizorisht nga jeta.

Ndërkaq, kryetari i Zyrës së OVL-UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj, fajin për humbjen e atij dokumenti ia ka lënë Qeverisë së Kosovës.

Kanal 10 ka kontaktuar edhe drejtorin e Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aziz Bici, i cili ka thënë se nëse ky vërtetim ka humbur, atë duhet kërkuar në Prokurorinë Speciale të Kosovë, pasi e njëjta i ka në dispozicion dokumentet e veteranëve të dala nga Lufta.

Kjo e fundit ka thënë për Kanal 10 se nuk lëshon dokumente të tilla, pasi ajo ka vetëm kopjet e të gjitha dokumenteve që kanë të bëjnë me rastin “veteranët”.

Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-eprori i lartë i TMK-së, Shaqir Krasniqi, është vrarë në dhjetorin e vitit 2004 në Grabanicë të Klinës, derisa ishte duke u kthyer me nënën e tij nga fshati Dollovë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.