Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

MAGO: Vetëdija për edukim seksual dhe riprodhues tek të rinjtë është në nivel të ulët

Shkup, 11 maj – Minorenja më e re që ka pasur abort tek ne është e moshës 13 vjeçare, që është një efekt shkatërrues për vetëdijen për edukimin seksual dhe riprodhues tek të rinjtë i cili ende është në nivel të ulët, u theksua në panel-diskutimin e sotëm me rastin e Javës së shëndetit të femrës, në organizim të Asociacionit të gjinekologëve dhe obstetërve të Maqedonisë së Veriut (AGJOMV).

Në vitin 2020 ka pasur 18 paciente nën moshën 15 vjeçare të cilat kanë lindur, ndërsa në përqindjet nga numri i përgjithshëm i lindjeve për vitin 2020 diku 4,9 për qind e foshnjave janë të femrave të cilat ishin minorene, gjegjësisht prej 15 deri në 19 vjet, theksuan nga AGJOMV-ja.

Panelistët potencuan se edukimi i të rinjve për edukimin seksual është shumë i rëndësishëm në uljen e mëtutjeshme të të gjitha sëmundjeve nga sfera e gjinekologjisë. Theksuan se ruli i edukimit seksual në shkolla duhet të jetë një prej parametrave që do të sjell që të përmirësohet. Ata potencuan se duhet të punojnë me përkushtim të gjithë aktorët që të ngritet vetëdija dhe rëndësia e popullatës për të drejtat themelore të tyre dhe shërbimet për parandalim të cilin mund ta marrin.

Nga AGJOMV-ja theksuan se nga analizat e bëra, më shumë se 30 për qind e grave aspak nuk kanë gjinekolog amë, automatikisht nuk shkojnë as në kontrolle të rregullta gjinekologjike, nuk i shfrytëzojnë masat parandaluese, gjegjësisht të drejtën për ta mbrojtur shëndetin e tyre seksual dhe riprodhues. Sipas tyre, tek të rinjtë edhe pse informohen nga mediat dhe nga portalet tjera informative, megjithatë ka një stigmë dhe një mosnjohje për disa nga punët bazë.

Diku 20 për qind e të rinjve, mendojnë se prezervativi mbron nga shtatzënia e padëshiruar, ndërsa nuk mbron nga infeksionet bartëse seksuale dhe anasjelltas 20 për qind e të rinjve mendojnë se nëse konsumojnë kontracepsion oral kjo do t’i mbrojë nga sëmundjet bartëse seksuale që absolutisht nuk është e saktë, theksojnë nga AGJOMV-ja.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.