Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Mahmood rikthehet me performancë dhe stil të veçantë në “Sanremo 2024”

Mahmood, në moshën 31-vjeçare, u rikthye sërish në festivalin e “Sanremos” me performancën e tij të këngës “Gold Tracksuit”, duke paraqitur veten në një version të përditësuar.

Ai më parë ka fituar dy herë në “Sanremo” – një herë në vitin 2019 me këngën “Soldi” dhe më pas në vitin 2022 me “Brividi” në bashkëpunim me artistin Blanco, shkruan Radio Wecb.

Kënga e Mahmood u shkrua dhe kompozua në bashkëpunim me Jacopo Angelo Ettorre dhe Francesco Catitti, ndërsa prodhimin e kryen Madfingerz dhe Katoo. Mahmood tregon se kënga lindi pas një rrebelimi në Berlin dhe se përmes saj po bën diçka krejtësisht të re.

Mahmood në “Sanremo 2024” (Foto: Getty Images)

Gjatë një nate të dedikuar për këngët klasike, Mahmood do të interpretojë këngën “Come è profondo il mare” të Lucio Dalla, duke u shoqëruar nga grupi i tenorëve të Bitti Remunnu ‘e Locu’, të cilët janë ambasadorë të këngës tradicionale Sardeze.

Përveç “Sanremos”, Mahmood ka folur edhe për albumin e tij të ri “Nei Letti Degli Altri”, të cilin e përshkruan si një shqyrtim të thelluar i ndjenjave dhe marrëdhënieve njerëzore.

Mahmood në “Sanremo 2024” (Foto: Getty Images)

Albumi ofron një narrativë empatike dhe një estetikë të detajuar, ku sipas tij, shtrati simbolizon një hapësirë të sigurtë dhe një mikrokosmos për vetë-analizë dhe përvoja të ndryshme të jetës.

Mahmood ka njoftuar edhe datat e para të turneut veror 2024, i cili do ta mbajë artistin të angazhuar në festivalet verore italiane duke filluar nga data 19 korrik, pas një turneu evropian që fillon më 4 prill dhe përfundon me dy koncerte në Milano më 17 dhe 18 maj.

Mahmood në “Sanremo 2024” (Foto: Getty Images)

Fituesi i “Sanremo 2024”, do të jetë si gjithmonë përfaqësuesi i Italisë në edicionin e sivjetmë të “Eurovision”.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss