Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Makinat përplasen me derrat e egër në Greqi, 2 të vdekur dhe 4 të plagosur

Në një aksident zinxhir mes tre makinash të shkaktuar nga një tufë derrash të egër në Greqinë veriore kanë humbur jetën dy persona dhe katër të tjerë u dërguan në spital, njoftoi policia greke.

Aksidenti ndodhi pak para mesnatës së të hënës në një rrugë me dy korsi rreth 60 kilometra në veri të Selanikut.

Një makinë patrulle me tre policë u përplas me derrat dhe doli nga rruga dhe disa sekonda më vonë, automjeti i dytë goditi tufën, u përmbys dhe përfundoi në një fushë aty pranë.

Automjet i tretë më pas u përplas me makinën e patrullës, duke lënë të vdekur shoferin 53-vjeçar dhe pasagjerin 48-vjeçar.

Një grua 50-vjeçare nga Maqedonia e Veriut e cila ishte në veturën e dytë është lënduar dhe është dërguar në spital së bashku me tre policët. Autoritetet thanë se lëndimet e tyre nuk janë me rrezik jete. Burri i gruas, i cili drejtonte mjetin e dytë, nuk u lëndua.

Gjithashtu në aksident ngordhën pesë derra të egër, sipas policisë.

Përplasjet e automjeteve me tufa derrash janë shtuar gjatë viteve të fundit, veçanërisht në Greqinë veriore dhe qendrore. Numri i derrave të egër është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë COVID-19, e cila ndikoi në sezonin e gjuetisë, kurse tufat që bredhin pranë rrugëve të ngarkuara dhe nëpër fshatra janë bërë një dukuri e shpeshtë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.