Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Malajzia paralajmëroi heqje të dënimit me vdekje

Malajzia sot paralajmëroi heqjen e dënimit me vdekje, e cila tani është paraparë për shumë vepra penale.

Ministrja e Drejtësisë, Van Xhunadi Tuanku Xhafar, tha se Qeveria do të shqyrtojë propozime për dënime të tjera për 11 vepra penale të cilat sjellin dënim me vdekje sipas ligjeve të vlefshme, si dhe për 20 vepra të tjera, për të cilat gjykatat nuk duhet, por mund të shqiptojnë dënim me vdekje.

“Vendimi për këtë çështje tregon se prioritet i Qeverisë është që të sigurojë mbrojtje dhe garantim të të drejtave për të gjithë, që e tregon transparencën e kreut shtetëror në përmirësimin e sistemit dinamik ndëshkues-ligjor”, tha Xhafar.

Kuvendi duhet të votojë për ligjin për heqjen e dënimit me vdekje pasi deputetët do të sjellin amendament.

Në Malajzi më shumë se 1.300 njerëz presin dënim me vdekje, më shumë për shkak të trafikimit me drogë. Dënimi kryhet me varje.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.