Sunday, December 4, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Man City në garë me Arsenal për Mykhaylo Mudryk

Mykhaylo Mudryk është një nga lojtarët që po merr vëmendje të madhe.

Ylli në rritje i Shakhtar Donetsk, Mudryk po tërheq vëmendjen e shumë skuadrave evropiane, përfshirë Manchester Cityt.

Sipas raportimeve të fundit, për 21-vjeçarin ukrainas do të garojnë edhe kampionët e Premier League, anash skuadrës së Arsenal.

Duke folur për ‘Calciomercato’, drejtori sportiv i Shakhtar, Carlo Nicolini ka konfirmuar interesimin e dy gjigantëve të Premier League, Arsenal dhe Manchester City.

I njëjti nuk ka përjashtuar mundësinë që për Mudryk të pyesin edhe skuadra të tjera ditëve të ardhshme.

Mykhaylo Mudryk ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 7 asistime në 12 ndeshje këtë sezon.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.