Erik Ten Hag ka njoftuar se klubi është duke punuar që t’ia zgjasë kontratën Marcus Rashfordit, Luke Shawit, Diogo Dalotit dhe Fredit.
Kontrata për katërshen e sipërpërmendur do të jetë për së paku deri në vitin 2024, transmeton lajmi.net.
“Mund të konfirmoj se kemi hapur opsione për të zgjatur kontratat me Rashford, Dalot, Shaw & Fred deri në vitin 2024”, tha fillimisht ai.
“Ne duam të ndërtojmë një ekip për të ardhmen, pra për vite më të gjata, dhe këta lojtarë duhet të jenë pjesë e tij”, përfundoi Ten Hag.