Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Maqedoni e Veriut – Kosovë, 11 marrëveshjet e fundit kanë mbetur vetëm në letër

Shkup, 25 maj – Mbledhja historike Maqedoni e Veriut – Kosovë ishte ajo e shtatorit të vitit 2021, kur mes dy vendeve u nënshkruan 11 marrëveshje, që kanë të bëjnë me fusha të ndryshme të zhvillimit dhe thellimit të bashkëpunimit mes dyja vendeve. Por, tani 8 muaj më vonë nuk shihet se kanë lëvizur punët në drejtim të realizimit të ndonjërës prej këtyre 11 marrëveshjeve të nënshkruara. Maqedonia e Veriut dhe Kosova ndërlidhen në shumë interesa të përbashkëta dhe se në përputhje me këtë, ekonomitë e të dy vendeve janë të orientuara drejt njëra -tjetrës, por që marrëveshjet e shumta që janë nënshkruar, vetëm së fundmi 11 po mbesin vetëm projekte dhe ide në letër, shkruan Zhurnal.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës më 16 shtator të vitit 2021, në kuadër të seancës së përbashkët qeveritare,  nënshkruan 11 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, sikurse studim i fizibilitetit për rrugën “Prizren–Tetovë”, bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale, SOFA për forcat e armatosura. Por, tani tetë muaj më vonë çfarë ka lëvizur në drejtim të realizimit të këtyre zotimeve?.

Si lëvizje e parë pas seancës ndërqeveritare ka qenë takimi mes ministrave të Qeverisjes Lokale. Ministri i Vetëqeverisjes Lokale i Maqedonisë së Veriut, Goran Milevski, para takimit me homologun e tij kosovar, Fikrim Damka, ka bërë të ditur se në kuadër të programeve IPA 1 dhe IPA 2 të bashkëpunimit ndërkufitar dy vendet fqinje deri më tani kanë realizuar gjithsej 20 projekte të vlerë prej 7,4 milionë eurosh, nga të cilat 18 janë përfunduar plotësisht dhe dy janë në fazën e realizimit. Të cilët pas takimit të realizuar në shkurt të këtij viti mes tjerash kanë folur edhe për realizimin e memorandumit të bashkëpunimit të cilin e kishin nënshkruar vitin e kaluar.

I rradhes ka qenë takimi mes ministrave të mbrojtjes të dyja vendeve të cilët poashtu ishin zotuar në thellim të bashkëpunimit dhe realizim të marrëveshjes në fushën e sigurisë. Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, është takuar në prill të këtij viti me ministren e Mbrotjes së Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska.

Sipas marrëveshjes në fushën e drejtësisë mes ministres Haxhiu nga Kosova dhe ministrit Mariçiq nga Maqedonia e Veriut, i garantojnë shtetasve të palës tjetër mbrojtje të njëjtë juridike dhe qasje të lirë pranë gjykatave dhe organeve tjera sikurse shtetasit e tyre. Mirëpo nuk dihet se sa është futur në praktikë zbatimi i këtij zotimi. Përderi sa ekstradimi i të burgosurve për lagjen e trimave në Kumanovë nga Kosova në Maqedoninë e Veriut po mbetet ende një proces i cili po zvarritet pa një epilog konkret. Edhe pse kërkesa e të dënuarve është që të disklokohen në vendin e tyre në Kosovë pasi mos të malltretohen familjarët e tyre për të bërë rrugë e shpenzime të mëdha për një vizitë, si dhe mos të ekzistojnë mundësitë e keqtrajtimit të tyre në burgjet e Maqedonisë së veriut.

Ndërkaq, në bazë të Memorandumit të bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për rrugën Prizren-Tetovë që ndryshe njihet edhe si strategji kombëtare kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është zotim i qeverisjes së tij. Një muaj më vonë Qeveria e Kosovës e ka miratuar formimin e Komisionit për vlerësimin e studimit të fizibilitetit për rrugën këtë aks rrugor, i cili është për të dyja shtetet.

I pyetur nga gazetarët se sa do t’i kushtojë Kosovës ky projekt, ministri Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, tha se parashikohet të kap vlerën e mbi 150 milionë eurove.

Megjithatë, në nënshkrimin e “Memorandumit të Mirëkuptimit” për këtë projekt nuk është paraparë ndonjë datë se kur duhet të fillojë e kur duhet të përfundojë.

Kujtojmë se, ky projekt nuk lidhë vetëm dy rrugë, por lidh edhe dy korridore. Projekti përpos që lidhë dy qytete, Prizrenin dhe Tetovën, lidhë në fakt edhe dy korridore shumë të rëndësishme që është korridori i tetë që nga Shkupi arrin në Durrës përmes Librazhdit, dhe rrugës së kombit nga Prishtina në Tiranë.

Përndryshe, nga Tetova deri në Prizren udhëtojmë 162 kilometra, ndërsa nga Tetova deri në Tiranë duhet të kalojmë 380 kilometra, ndërsa këtë mund ta bëjmë për 190 kilometra nëse do të ndërtohej kjo rrugë. Kjo ndikon në mënyrë të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, shtimin e bashkëpunimit mes dy qyteteve e shteteve, pastaj lehtëson edhe qarkullimin e qytetareve për punë e për vizita të dy qyteteve.

Sa i takon rrugës Tetovë – Prizren, për këtë në periudhën e publikimit të bombave nga Zoran Zaev atë kohë kryetar i opozitares maqedonase LSDM-së, në “Bombën 38” të publikuar në mesin e qershorit të 2015-s, ish-zëvendësi i ministrit të Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë Tahir Hani nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Këtu u dëgjua duke kërkuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti që të intervenojë te ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski nga radhët e VMRO-DPMNE-së i cili nuk kishte dashur të dëgjojë për përgatitjen e fizibilit studimit, madje ka qenë edhe premtim parazgjedhor i vetë Ahmetit.

Çështja e rrugës Tetovë – Prizren është një ide e kamotshme që gjithmonë është diskutuar është planifikuar por asgjë në veprim të realizimit nuk është ndërmarrë. Në vitin 2013 sipas përllogaritjeve për të njëjtin projekt është parashikuar se kap diku 40 milionë euro, ndërkaq tani vlera ka shkuar deri në 150 milionë euro. Por sërish ka mbetur vetëm premtim fushate dhe marrëveshje në letër.

Nga marrëveshja e 16 shtatorit mes dy qeverive, në praktikë ende nuk shihen se është ndërmarrë ndonjë hap konkret duke u bazuar në atë që është nënshkruar, takime ka pasur por punime për realizimin e premtimeve nuk janë parë ende. /Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.