Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Maqedonia e Veriut mbetet për në vjeshtë!?

Zyrtarizohet vijimi i vetos nga Bullgaria për negociatat me BE

Sofje, 16 Prill – Gjatë raportimit në parlament, Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gencovska tha se asaj nuk i ka mbërritur ende asnjë dokument zyrtar nga homologu maqedonas Bujar Osmani për përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave.

Bisedimet dypalëshe fatkeqësisht nuk kanë patur rezultate të kënaqshme, tha Gencovska pas seancës parlamentare. Sipas saj nuk ka përparim në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë pasi ende nuk ka ndodhur përfshirja e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.

“Nuk është reale qe të pritet që deri në fund të presidencës franceze të BE-së te hiqet vetoja, pasi Shkupi nuk do të ketë kohë për ta përfunduar këtë proces. Nuk ka kohë deri në fund të presidencës franceze për të hapur Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut që bullgarët të përfshihen në të si një popull shtet-formues, që është një nga kërkesat kryesore të Sofjes. Pothuajse asnjë nga katër pikat e planit te propozuar nga pala jone nuk është përmbushur nga Shkupi”.

Në regjistrimin e fundit të popullsisë në MRV u deklaruan si bullgarë vetëm 3500 qytetarë ndërsa Sofja ka dhënë deri tani 120 mijë pasaporta bullgare për banorët e këtij shteti. Për Shqipërinë, Bullgaria kërkoi hapjen e menjëhershme të negociatave.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.