Monday, September 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Maqedonia e Veriut me 15 përfaqësues në “Terra Madre Salone del Gusto” në Torino

Torino, 22 shtator – Pesëmbëdhjetë përfaqësues nga vendi janë pjesë e delegacionit ballkanik të “Slow Food”, i cili sivjet po merr pjesë në edicionin e 14-të “Terra Madre Salone del Gusto” në Torino.

Në “Terra Madre”, e cila fillon prej sot deri më 26 shtator, do të ketë mbi 3.000 delegatë nga 130 vende dhe më shumë se 700 ekspozues. Programi parashikon një numër të madh seminare dhe konferenca që mund të ndiqen onlajn.

“Slow Food”- Maqedonia e Veriut, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, do të prezantojë kuzhinën e saj dhe do të mbajë degustime dhe prezantime.

Delegacioni ballkanik do të ketë rreth 130 anëtarë: 30 nga Mali i Zi, 21 nga Shqipëria dhe 18 nga Bullgaria. Gjithashtu do të jenë 12 delegatë nga Turqia, tetë nga Bosnja dhe Hercegovina, shtatë nga Rumania, gjashtë nga Kroacia dhe Greqia, dy nga Kosova dhe tre nga Serbia.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.