Saturday, December 3, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Mariçiq: BE-ja duhet të bëjë plan të qartë për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor

Shkup, 19 Nëntor – Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq në kontekst të forumit “Balkan Integration Forum 2022” në profilin e tij në Facebook ka shkruar se, është më e rëndësishme që BE të bëjë më shpejt një plan të qartë për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, me kornizë kohore ne të cilën vendet e Ballkanit Perëndimor apo të paktën shumica e tyre do të bëhet anëtare në Bashkimin Evropiane.

“Me atë do të vërtetohet se Bashkimi Evropian funksionon për Ballkanin Perëndimor dhe se është projekti i vetëm për rajonin”, thotë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Sipas tij,përfaqësusit e Bashkimit Evropian e dijnë se, BE duhet të mbetet edhe projekt paqësor edhe politik, që të arrijë të mbajë fuqinë e vet brenda, por edhe jashtë kufijve të Evropës, si lojtar gobal, tha Mariçiq në forumin që e organizojnë Friedrich Ebert dhe Lëvizjes Evropiane në Mal të Zi.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.