Shkup, 9 nëntor – Nga analiza filelstare e Raportit të KE-së del një porosi e rëndësishme – kemi përparim në 80 për qind të kapitujve, ndërkaq nuk është notuar ngecje në asnjë prej kapitujve. Do të thotl ka zero ngecje, konstatoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.
Ai në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me euroambasadorin, Dejvid Gir në Qeveri, me rastin e Raportit të KE-së për përparimin e vendit për vitin 2023, theksoi se i pranojnë sugjerimet dhe i konsiderojnë si udhërrëfyes të rëndësishëm prë atë se çfarë po ndodhë dhe për atë që duhet ta bëjnë.
Sipas Mariçiqit, në pjesën më të madhe të kapitujve jemi me nivel adekuat të gatishmërisë. Siç tha, vlerësimi për gatishmërinë e përgjithshme të shtetit për vitin 2023 është “nivel i mirë i gatishmërisë” dhe është konstatntë solide tashmë disa vite prapa.
Por, theksoi, shtyrja apo paqartësia e negociatave dhe anëtarësimit të Maqedonisë së veriut në BE e bën të pasigurt edhe procesin reformues.
Sipas Mariçiqit, pranimi i ndryshimeve kushtetuese mbetet parakusht të cilin nuk mund ta anashkalojmë. Këtu, sqaroi, nuk ka kurfarë dilema se vendimi është vetëm në dorën tonë.
“Rrëfim i rremë, mit, por edhe pozicion pa përgjegjësi dhe i rrezikshëm politik është se Maqedonia e Veriut e ka luksin të presë apo se mund të arrijë marrëvehsje më të mirë në të ardhmen. Jam i bindur se me konsensus nacional dhe me përkushtim maksimal të Qeverisë si bartëse e negociatave, por edhe të të gjitha palëve të prekura, mund ta përmbushom angazhimin për të qenë të gatshëm për anëtarësim në BE deri në vitin 2030”, tha Mariçiq.
Ai potencoi se është i rëndësishëm konstatimi i Komisionit se procesi i skriningut po zhvillohet pa pengesa, me sukses dhe se vendi dhe Qeveria po tregojnë nivel të lartë të përkushtimit.
“Edhe krahas obstruksioneve të opozitës të cilat janë notuar në raport, Maqedonia e Veriut po lufton dhe vazhdon t’i përmbushë kushtet për vazhdim të negociatave për anëtarësim”, shtoi Mariçiq.
Siç theksoi, në pjesën e Klasterit Vlerat themelore, Komisioni evropian konstatoi se Maqedonia e Veriut vazhdoi me përpjekjet për përforcim të demokracisë dhe e tregoi përkushtimin e vet për të sgfaqur rezultate.
“Si zëvendëskryeministër për çështje evropiane dhe kryenegociator, e potencoj konstatimin e Komisionit, të cilin e ndajmë edhe ne se “Qeveria dhe administrata mobilizuan resurse të rëndësishme dhe në mënyrë aktive morën pjesë në procesin e skriningut”. procesi i skriningut na e jep bazën për definim të prioriteteve të ardhshme reformuese nga agjenda e BE-së, të cialt duhet të zbatohen dhe për të cilat pa dyshim nevojitet konsensus i gjerë shoqëror. Nëa të drejtim punojmë në përgatitjen e udhërrëfyesve për sundim të së drejtës, reforma në administratë dhe funksionimin e institucioneve demorkatike”, tha Mariçiq.
Siaps zëvendëskryeministrit, gjithçka që është cekur në Raport, është mjaft e qartë për ne dhe punojmë fuqishëm për zgjidhjet.
“Shembull për atë se sfidat janë detektuar nga ana jonë dhe se në to punojmë për të gjetur zgjidhje adekuate, është punë e Këshillit gjyqësor. Ne e kuptuam problemin në funksionimin e Këshillit gjyqësor dhe prandaj kërkuam mision vlerësues nga Bashkimi Evropian, i cili tashmë është në rrjedhë. tani i presim rezultatet dhe rekomandimet dhe i mbetet secilit institucion, në kuadër të kompetencave të veta në jurisprudencë, t’i implementojë”, tha Mariçiq.
Në pjesën e funksionimit të institucioneve demokratike, zëvendëskryeministri theksoi se ceket nevoja për t’u sjellur ndryshimet kushtetuese, si dhe obligimet nga Dialogu “Zhan Mone”.
“Lidhur me të drejtat themelore të njeriut, mbetet vlerësimi i Komisionit evropian se korniza juridike në përgjithësi është harmonizuar me standardet e BE-së. Sfidat mbeten në pjesën e prëforcimit të kapaciteteve të trupave të pavarur (Avokati i popullit, Komisioni për mbrojtje dhe parandalim nga diskriminimi), avancimi i të drejtave të personave me nevoja të veçanta, dhe posaçërisht në përmirësimin e gjendjeve në burgje dhe paraburgime”, tha Mariçiq.
Siç theksoi, lidhur me kriteret evropiane, ka nivel të mirë në përgatitje të zhvillimit të ekonomisë funksionale të tregut. Edhe pse në vitin 2022, ekonomia ishte e goditur rëndë nga pasojat nga agresioni rus në Ukrainë, megjithatë Maqedonia e Veriut, siç tha, arriti të sigurojë stabilitet financiar dhe makroekonomik.
Mariçiq shtoi se rekomandimet në Raport, si edhe çdo vit, do të shfrytëzohen si bazë për zbatim të reformave për periudhën e ardhshme.
“Plotësisht jemi të vetëdijshëm se viti i ardhshëm është vit i zgjedhjeve, në vend do të ndodhin zgjedhje parlamentare dhe presidenciale, por gjithashtu edhe në Bashkimin Evropian, zgjehdje për Parlament të ri dhe strukturë tërësishtë të re udhëheqëse të bashkimit Evropian. Prandaj, bëj thirrje – tnai është momenti ta kapim mundësinë e ofruar dhe t’i qasemi derës së hapur. Të gjithë subjektet politike janë thirrur ta marrin përgjegjësinë. Të tregohemi dinjitoz ndaj sfidës në mënyrë që ta bëjmë hapin e ri që të jemi më afër eurointegrimit”, theksoi Mariçiq.