Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Mariçiq – Ludva: Për kryesimin çek mbeten prioritet ambiciet tona evropiane

Shkup, 12 korrik – Prioritetet e kryesimit të ardhshëm gjashtëmujor çek me Këshillin e BE-së, në kontekst të procesit të zgjerimit të Unionit, fillimi i negociatave tona të shumëpritura inkuadruese, si dhe rrethanat aktuale gjeostrategjike të cilat ndikojnë në paqen dhe sigurinë në Evropë, ishin tema të bisedimeve në takimin e sotëm të zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Bojan Mariçiq me ambasadorin e Republikës Çeke në vend, Jarosllav Ludva.

Mariçiq në takim, siç informojnë nga kabineti i tij, theksoi se për ne është posaçërisht e rëndësishme që kemi partnere Çekinë në rrugën tonë eurointegruese.

“Për ne është posaçërisht e rëndësishme që kemi partner në eurointegrimin tonë, të cilin kemi mundësi të shkëlqyeshme ta fillojmë, me pranimin e propozimit francez, si maqedonas të cilët e flasin gjuhën maqedonase”, tha Mariçiq.

Ambasadori Ludva, thuhet në kumtesë, theksoi se Çekia, edhe gjatë kryesimit të saj mbetet e përkushtuar në integrimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe në realizimin e ambicieve tona evropiane, si në mënyrë bilaterale, ashtu edhe përmes kanaleve multilaterale, duke e përfshirë edhe Grupin e Vishegradit (V4).

Mariçiq, siç informojnë nga kabineti i tij, potencoi se mbetemi partner strategjik i BE-së, me të cilën kemi qëllime dhe interesa të përbashkëta për përforcim të paqes, demokracisë dhe integrimit në Evropë, ndërsa vendimin të cilin do ta sjellim bashkarisht për të ardhmen e vendit, sipas tij, do të bëjë ndryshim i cili pa dyshim do të ndjehet edhe në rajon.

“Mbetemi konsekuentë në interesat tona nacionale, prandaj hapi i ardhshëm duhet të jetë valorizimi i tërë asaj që kemi bërë deri më tani si shtet. Ta shfrytëzojmë me maturi dhe në mënyrë racionale këtë mundësi dhe t’u japim mundësi gjeneratave të reja t’u gëzohen përfitimeve nga evropianizimi i shtetit”, shtoi Mariçiq.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.