Wednesday, October 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Mariçiq nga Luksemburgu: Të dhënat statistikore do të jenë pjesë e rëndësishme e procesit negociues

Shkup, 16 shtator – Zëvendëskryetari i Qeverisë, i angazhuar për çështje evropiane dhe kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, në skriningun e sotëm sqarues për kapitullin Statistika që po mbahet në Luksemburg, tha se të dhënat statistikore do të jenë pjesë e rëndësishme e procesit negociues sepse do të duhet të tregojmë se si zbatohet harmonizimi i legjislaturës në praktikë, kumtoi Sekretariati për çështje evropiane (SÇE).

“Në dobinë tonë është që nuk fillojmë nga fillimi, sepse tashmë patëm një takim arsyetues në shkurt të vitit 2019, para miratimit të Metodologjisë së re për zgjerim. Ndaj kësaj kisha shtuar, si një përparësi tjetër, faktin që pas më shumë se 25 viteve e transponuam legjislaturën adekuate statistikore në legjislaturën tonë nacionale, duke punuar së bashku me Komisionin dhe Eurostatin”, theksoi Mariçiq.

Ai potencoi se Maqedonia e Veriut ka arritur nivel të caktuar të harmonizimit, që është konfirmuar edhe në raportet, duke shtuar se mu në kohë të tij, si ministër i Drejtësisë, Maqedonia e Veriut pas dy dekadave arriti të zbatojë regjistrim të suksesshëm të popullatës, sipas metodologjisë dhe standardeve të Eurostatit.

“Përfundimi i regjistrimit moti të vonuar ishte një ndër kërkesat kyçe të Brukselit për Maqedoninë e Veriut he ishte përshëndetur nga Komisioni evropian, pas publikimit të rezultateve”, theksoi zëvendëskryeministri Mariçiq.

Paralajmëroi se pas projekt Regjistrimit të bujqësisë, që ishte zbatuar në qershor të vitit 2022, në harmonizim me metodologjinë tërësisht të harmonizuar me Rregullativën IFS nr. 2018/1091, është planifikuar Regjistrim i bujqësisë për në tetor të vitit 2023.

“Enti ynë shtetëror i statistikave vazhdimisht punon në implementimin e parimeve të Kodit të praktikës së statistikës evropiane, në mënyrë periodike duke e kontrolluar statusin e harmonizimit përmes vetëvlerësimit. Arritje plotësisht e rëndësishme në të cilën Enti shtetëror i statistikave punoi aktivisht gjatë vitit 2022 është programi për hulumtime statistikore 2023-2027, për përforcim të sistemit statistikor në vend me përfshirje të disa institucioneve të cilat udhëheqin të dhlna relevante statistikore, është në fazë përfunduese”, theksoi Mariçiq para përfaqësuesve të Eurostatit.

Zëvendëskryeministri dhe kryenegociator me Unionin, Mariçiq para fillimit të skriningut sqarues, së bashku me drejtorin Apostol Simovski dhe sekretaren shtetërore të SÇE-së, Abdiu-Halili, mbajtën takim me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Eurostatit, Galo Gije, ku u bisedua për gatishmërinë dhe aktivitetet të cilat i ndërmerr Enti shtetëror i statistikave, me qëllim që më lehtë t’iu përgjigjet sfidave të ardhshme me të cilat do të përballet, gjatë bartjes së së të dhënave në Sistemin statistikor evropian, në kuadër të procesit të inkuadrimit në Bashkimin Evropian, thuhet në kumtesën e SÇE-së.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.