Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Mariçiq për koalicion të gjerë parazgjedhor: Është diçka që i’a vlenë të mendohet

Shkup, 10 janar – Çdo ide dhe koncept që shkon në drejtim të krijimit të frontit të gjerë të partive politike që do të gjenden në anën e mbështetjes dhe të reformave kyçe, anëtarësimi i shpejtë i Maqedonisë së Veriut në BE dhe mënjanimi i të gjitha barrierave në atë rrugë, është diçka që vlen të mendohet, deklaroi mbrëmë zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq duke u përgjigjur në pyetjen nëse po punohet në formimin e koalicionit të gjerë parazgjedhor në të cilin do të hynin të gjitha partitë përveç VMRO-DPMNE-ja e e E majta në intervistë për 360 gradë.

Mariçiq tha se LSDM-ja është parti e madhe, serioze dhe e përgjegjshme e cila ka qëllim dhe plan të qetë, ndërsa ai është përqendrimi në konceptin dhe rrugën evropiane. Për këtë, tha ai, çdo ide dhe koncept që shkon në drejtim të krijimit të frontit të gjerë të partive politike që do të gjenden në anën e mbështetjes dhe të reformave kyçe, anëtarësimi i shpejtë i Maqedonisë së Veriut në BE dhe mënjanimi i të gjitha barrierave në atë rrugë, është diçka për çka vlen të mendohet.

“Kjo është një udhërrëfyes i LSDM-së gjatë gjashtë viteve të fundit, ndërsa edhe para kësaj ka qenë ashtu. Për këtë, mendoj se të gjitha këto ide që implikojnë konsolidimin e frontit për Maqedoni evropiane dhe të frontit që duhet t’i sjellë ndryshimet, ndërsa fronti duhet të jetë i hapur për të gjithë ata që sinqerisht besojnë në të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, duhet ta lëmë si temë të të menduarit dhe koncept të mendimit”, tha Mariçiqi.

I pyetur nëse një procedurë e tillë parazgjedhore do të mund të jetë e diskredituar në linjën maqedonase – shqiptare, Mariçiqi tha se Qeveria gjatë gjashtë viteve të kaluara ka bërë shumë për tejkalimin e dallimeve dhe rritjen e kohezionit në shtet. Sipas tij, çdo ndarje eventuale në linjë etnike është e dëmshme dhe përgjithmonë do ta shkatërrojë vendin.

“Detyrimi ynë është që të mos e ndajmë shoqërinë në kufij dhe linja etnike por që të vendosim një kohezion të tillë që do të funksionojë në praktikë, veçanërisht kur bëhet fjalë për përmbushjen e prioriteteve më të larta, ndërsa ai është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Paramendoni që të gjendemi në një situatë në të cilën do të ishim të ndarë në linjë etnike, ndërsa shumë kanë punuar në atë dhe VMRO-DPMNE-ja dhe E majta verën e kaluar që të bëhet dallim në linjë etnike i njerëzve në lidhje me qëndrimin drejt Bullgarisë dhe në përgjithësi drejt BE-së”, tha Mariçiqi.

Për atë nëse ideja për koalicion të gjerë parazgjedhor nënkupton edhe pjesëmarrje të Aleancës për Shqiptarët, kjo do të nënkuptonte se kjo parti tani do të hynte në Qeveri si përgatitje për një hap të tillë, Mariçiqi tha se është shumë herët dhe nuk do të donte të spekulonte për këtë temë.

“Këto janë vetëm ide për të cilat ja vlen edhe të mendohet, për të gjithë njerëzit që përmendeshin, ndërsa si do të realizohen dhe nëse do të realizohen, u mbetet liderëve politikë”, tha Mariçiq.

Zëvendëskryeministri nuk u përgjigj direkt nëse ASH-ja do të hyjë në Qeveri, por tha se ka ekzistuar gatishmëri dhe ide, ndërsa nëse kjo do të ndodhë në periudhën e ardhshme do të varet nga bisedimet dhe vullneti i liderëve politikë.

Në pyetjen si do të arrinin numrin e 80 deputetëve, duke pasur parasysh atë që madje edhe me koalicion të gjerë eventual parazgjedhor do të ishin larg shumicës prej dy të tretave në Kuvend, zëvendëskryeministri u përgjigj se, sipas tij, së pari duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese, ndërsa pastaj të shkohet në zgjedhje, sepse, në të kundërtën, tema e vetme në zgjedhje do të ishte pikërisht qëndrimi drejt Bullgarisë.

“E dimë saktësisht se cila parti do të pozicionohet. E dimë se VMRO-DPMNE do të prezantojë një pamje joreale, pamje përrallore që mund t’i tërheqë qytetarët, sipas së cilës ata do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje më të mirë me Bullgarinë, por e dimë se në kohën e tyre ata negociuan dhe nuk arritën të gjejnë marrëveshje më të mirë. Së dyti, ne vërtet u përpoqëm gjatë tre viteve të fundit për të arritur marrëveshjen më të mirë në të gjitha bazat dhe kontesti me Greqinë na dëshmoi se pritja për një marrëveshje më të mirë dhe një ofertë më të mirë na sjell gjithmonë pozitë më të keqe”, thotë zëvendëskryeministri Mariçiq.

Sipas zëvendëskryeministrit, nuk është e mundur të ndryshohet Korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut e miratuar nga Këshilli për Çështje të Përgjithshme të BE-së.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar i LSDM-së, Bojan Mariçiq, konsideron se ndarja e pushtetit me VMRO-DPMNE-në, pa BDI-në, pas zgjedhjeve të shpejta që do të mbaheshin në pranverë, është ide jofunksionale dhe jopraktike. Ai mohon se ka deputetë të LSDM-së që nuk e përkrahin Kovaçevskin dhe do të votonin për shpërndarjen e Kuvendit.

Sipas tij, në LSDM nuk ka pasur takim formal në prani të Zoran Zaevit, në të cilin është diskutuar për rrëzimin e Dimitar Kovaçevskit dhe për një qeveri të gjerë me VMRO-DPMNE-në pa BDI.

Mariçiq thotë se një pjesë të këtyre tezave, përmes rrjeteve sociale i ka mohuar edhe personalisht Zaev.

“Gjithmonë ka pasur diskutime të ndryshme, për ide të ndryshme, megjithatë, formalisht as udhëheqësia, as Bordi Ekzekutiv dhe as Bordi Qendror nuk e kanë diskutuar një ide të tillë. Joformalisht, nëse ka pasur një takim ku janë diskutuar disa nga këto çështje, nuk mund të pretendoj, sepse nuk kam marrë pjesë në atë takim”, tha Mariçiq.

Për zëvendëskryeministrin, nuk ka asnjë përpjekje të dukshme të Zaevit për të rrëzuar Kovaçevskin, dhe për të gjitha mendimet e ndryshme brenda partisë, siç thotë ai, është gjetur mënyra për të menaxhuar unitetin.

“Mendoj se kryetari Kovaçevski e ka mbështetjen e plotë të gjithë udhëheqësisë së partisë. Është një plan i qartë që ai paraqiti gjatë zgjedhjeve për kryetar dhe kryeministër, për të ruajtur shumicën dhe mandatin e qeverisë deri në fund, deri në mesin e vitit 2024 dhe zgjedhjet në një mandat të rregullt. Ndërkohë, ka shumë detyrime që lidhen me zbatimin e marrëveshjes me Bashkimin Evropian, propozimin francez dhe reformat dhe menaxhimin e krizave. Fokusi ynë është në këtë dhe për momentin nuk ka asnjë vendim të ndryshëm dhe as perspektivë për një vendim të tillë”, tha Mariçiq.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss