Shkup, 15 tetor – Masa e çmimeve të gaarantuara për produktet bazë është vetëm një masë afatshkurte, e cila nuk sjell stabilizim te inflacionit në periudhë afatmesme apo afatgjate, vlerëson profesori universitar Sami Bislimi.
Sipas tij, për të zbutur normat e inflacionit është e nevojshme rritja e produktivitetit. Ai potencon se përderisa sa vendi është i varur prej importit, edhe çmimet do të jenë të larta.
“Kanë efekt afatshkurtër, për disa ditë apo për disa javë, sepse, siç e dini, atë nuk mund ta ndalish nëse nuk ke rritje të ofertës së produkteve të vendit. Ne ballafaqohemi me një problem ekzistencial, ne kemi produktivitet shumë të ulët dhe strukturë shumë të pavolitshme të ofertës së produkteve të vendit dhe kjo shkakton rritjen e importit”, u shpreh profesori universitar Sami Bislimi.
Bislimi vlerëson se në kohën kur ka rritje të inflacionit, rritja e TVSh-së do të ndikojë edhe më tepër në standardin jetësor të qytetarëve.
“Rritja e cmimit të TVSh-së ndikon drejtpërdrejt në çmimin kushtues të vendit. Rritja e çmimit kushtues e ben produktin e vendit jo-konkurues, jo vetëm në treg të brendshëm, por edhe në atë të jashtëm”, theksoi Bislimi.
Përndryshe qeveria vendosi çmime të garantuara për produktet bazë, në mënyrë që të mundësojë uljen e çmimeve, por nga ana tjeter rriti TVSh-në nga 5 ne 10% per mbin200 produkte të cilat llogariten si produkte luksi. Qeveria vlereson se edhe me kete rritje vendi ka normën më të ulët tatimore nga vendet në rajon.