Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Matteo Guendouzit i del punë edhe me trajnerin – mediet raportojnë për një zënkë në mes tij dhe Tudor

Përtej performancave të mira kohë pas kohe, Matteo Guendouzi, po lë nam edhe për sjelljet e tij jashtë 90-minutëshit të lojës.

Francezi së fundi është ngatërruar me hiç më pak se trajnerin e skuadrës, Igor Tudor.

Reprezentuesi francez thuhet se kishte një një zënkë të madhe me menaxherin e tij në pjesën e parë gjatë humbjes në miqësore të së dielës së kaluar ndaj Milanit.

Ish-lojtari i Arsenalit më pas doli për të bërë dush, i paketoi gjërat e tij dhe nuk u shfaq më për pjesën e dytë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe presidenti i klubit, duke ia kujtuar atij dhe një pjese tjetër të lojtarëve që kanë pakënaqësi në raport me trajnerin se nuk kanë të drejtë të sillen kështu.

Problemet në klubin e Marseilles erdhën si pasojë e shkarkimit të Jorge Sampaoli.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.