Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Mayweather kërkon 200 milionë dollarë për t’u kthyer në ring

Ikona amerikane e boksit, Floyd Mayweather ka lënë të hapur mundësinë për t’u rikthyer në ring.

Tashmë i pensionuar, Mayweather nuk garon për tituj të kampionit në boks, ndonëse kohë pas kohe ka organizuar meçe ku ka pasur fitime të mëdha, që më shumë kishin karakter ekzibicional.

Së fundmi, amerikani nuk ka hedhur poshtë mundësinë që të rikthehet përsëri në ring. Por, ai kërkon një shumë të majme parashë.

‘Mirror’ bën të ditur se Mayweather ka kërkuar 200 milionë euro për të zbritur në ring.

Mayweather nuk ka dueluar në një ndeshje profesionale boksi që kur mposhti Conor McGregorin në ndeshjen e 50-të të tijën, në vitin 2017.

Ai mban rekordin 50:0, duke mposhtur emra si Manny Pacquiao, Canelo Alvarez e Oscar De La Hoya.

Ndeshjet ekzibicionale të Mayweather ishin ndaj Tenshin Nasukawa (kikboksier), Logan Paul dhe Don Moore. “Money Mayweather” ka thënë se nuk do të kthehet më në ring, por tani ka ndryshuar llafet.

200 milionë dollarë mund ta kthejnë amerikanin në ring.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.