Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Mazrreku: BE-ja s’është e interesuar për marrëveshje finale, ShBA-ja e dëshiron fundin e dialogut

Njohësi i integrimeve evropiane, Avni Mazrreku, thotë se pesë vendet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, padrejtësisht po e ndërlidhin njohjen e Kosovës me atë nga Serbia, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Mazrreku thotë se këto shtete po shndërrohen në pengesë të zgjerimit evropian dhe mbështetëse të politikës së Serbisë.

“Unë mendoj se të gjithë akterët e involvuar në këtë proces global, janë të interesuar dhe në fakt shihet si çështja e hapur dhe e vetmja e pambyllur çështja e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Aq më keq për ne shumë vende anëtare të BE-së që e mbajnë peng anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian pra ato pesë vendet mosnjohëse, e lidhin çështjen e njohjes nga ana e tyre me vetë njohjen nga Serbia, rrjedhimisht ajo shndërrohen në pengesë të zgjerimit evropian dhe në mënyrë të vetëdijshme shndërrohen në mbështetëse të politikes së Serbisë për kontestimin e sovranitetit të Kosovës”, tha ai.

Teksa ka folur për vizitat e diplomatëve ndërkombëtarë në Kosovë, Mazrreku nuk i sheh si interesim të Gjermanisë dhe Francës për të arritur marrëveshjen finale.

Ai thotë se në këtë drejtim më e interesuar shihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës.   

“Nuk e di a do të mund ta kualifikoja këtë interesimin e Francës dhe Gjermanisë për procesin e dialogut Kosovë-Serbi me periudhat e më përparshme. Ne kemi pas interesim edhe të ish-kancelares Merkel për këtë proces, kur i pat thirr liderët e ku kanë organizuar forume në kuadër të shtyrjes përpara të agjendës së Berlinit dhe mendoj që qëndrim të konsistencë për zgjidhjen e hapur të pambyllur shoh vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai për EO.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.