Wednesday, October 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Mbahet testi kualifikues, 333 kandidatë për prokurorë të shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka organizuar sot mbajtjen e Testit Kualifikues, si hap i ardhshëm i procesit të rekrutimit të 24 prokurorëve në prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës, test ky, i cili është mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Paraprakisht, për shkak të zbatimit të transparencës së plotë, në prani të vëzhguesve dhe monitoruesve vendorë dhe ndërkombëtarë, ditën e mbajtjes së këtij testi, Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit ka hartuar pyetjet për kandidatët që fituan të drejtën për të marrë pjesë në këtë testim.

Në këtë test morën pjesë 333 kandidatë (gjashtë prej tyre nga komunitet joshumicë), të cilët kanë pasur mundësi që të aplikojnë përmes sistemit online të menaxhimit të dosjeve dhe përmes dorëzimit të kopjeve fizike me email dhe postë të rregullt.

Me këtë rast, Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, i shoqëruar edhe nga anëtarët e tjerë të komisionit, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, ka mbikëqyrë rrjedhën e plotë të mbajtjes së Testit Kualifikues.

Në kuadër të monitorimit dhe vëzhgimit të këtij procesi ishin edhe prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kryeprokurorë të prokurorive të vendit, prokurorë të deleguar nga Prokuroria e Apelit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, prokuroritë themelore dhe përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë nga radhët e EULEX-it, OSBE-së, EUKOJUST-it, Akademisë së Drejtësisë së Kosovës dhe shoqëria civile.

Pas mbajtjes së Testit Kualifikues për rekrutimin e prokurorëve të rinj, do të organizohen edhe fazat e tjera të testimit të përgjithshëm sipas standardeve më të avancuara, të cilat përbëhen nga Testi me Shkrim dhe intervistimi i kandidatëve.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.