Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së – Joseph, Kurtit: Koha për të ndryshuar kursin, tregojini të gjithëve mënyrën se si një demokraci i trajton qytetarët pakicë  

Eksperti amerikan i politikës së jashtme dhe pedagogu në Shkollën e Studimeve të Avancuara në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Edward Joseph ka shkruar lidhur me ndalimin e dinarit të Serbisë në Kosovës dhe seancën e së enjtes të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Joseph në një analizë të tij në X thekson se në vend të presionit ndërkombëtar të fokusuar drejt Beogradit – falë votimit masiv të shumicës së Parlamentit Evropian për zgjedhjet serbe të supozuara të mbushura me mashtrime, Kurti po ftohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për edhe një moskoordinim rreth çështjes euro/dinar.

Sipas tij, Vuçiq mund të luajë mbrojtësin e madh të serbëve të Kosovës, në vend që t’u shpjegonte qytetarëve serbë pse vendi i tyre kërcënohet me ndërprerje të fondeve të BE-së për shkeljet zgjedhore.

“Kjo seancë e KS të OKB-së duhet të shënojë një pikë kthese në politikën e Prishtinës. Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë partiakë duhet të kuptojnë dëmin e vetëshkaktuar ndaj interesave kombëtare të Kosovës nga populizmi i pandërprerë. Tani është koha për të ndryshuar kursin”, shkruan Joseph.

Ai thotë se së pari, për euro/dinarin, Kurti duhet të prodhojë një plan, jo një ndalim.

“Së dyti, mënyra e vetme për t’u rikuperuar nga një autogol është të shënosh në rrjetën tjetër”, shkruan Joseph, duke thënë se duhet të zbatohet vendimi i Deçanit dhe të punohet seriozisht me Ambasadën Amerikane për zbatimin e Ohrit.

“Shkurtimisht, tregojini të gjithëve ndryshimin midis mënyrës se si një demokraci i trajton qytetarët e saj pakicë – dhe një autokracie të dëshpëruar për t’u kapur pas pushtetit. Godite topin përpara, Albin, jo prapa”, shkruan ai.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss