Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Mbledhje e Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së, në mesin e temave edhe zgjerimi i Unionit

Bruksel, 21 qershor – Ministrat e Çështjeve Evropiane sot mbajnë takim në Luksemburg, në të cilin një prej temave kryesore do të jetë zgjerimi i Unionit dhe para së gjithash e ardhmja e kandidaturave të Ukrainës, Molldavisë dhe Gjeorgjisë.

Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, disa vende anëtare të BE-së, si Kroacia, Sllovenia dhe Austria, para fillimit të Këshillit paralajmëruan se nuk guxon të lihet mënjanë Ballkani Perëndimor dhe se Unioni duhet të japë rezultate, para së gjithash me mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në takimin ministror është paraparë edhe një pikë kushtuar Ballkanit Perëndimor.

Në vigjilje të mbledhjes së sotme të Këshillit për Punë të Përgjithshme, mbrëmë u mbajt takim i përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së, i cili kryesisht është fokusuar në kandidaturat për anëtarësimin e Ukrainës, Molldavisë dhe Gjeorgjisë.

I është kushtuar pak kohë shkëmbimit të mendimeve për Maqedoninë e Veriut dhe propozimi i fundit në tryezë është përgatitur nga presidenca franceze, por pa kurrfarë konkluzionesh. Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë folur shkurt për “propozimin francez” dhe kornizën negociuese për vendin, por tani për tani nuk ka garanci për miratimin e tij, duke e pasur parasysh pasigurinë politike në Bullgari.

Shumica e vendeve anëtare dëshiron të zgjidhet kontesti dhe të jepet diçka për Shkupin dhe Tiranën deri në fund të kësaj jave, por pasiguria politike në Bullgari nuk lejon optimizëm shumë të madh tek vendet e BE-së.

Një diplomat i një vendi – anëtar perëndimor i BE-së për MIA-n deklaroi se të gjithë janë të pranishëm, duke e përfshirë edhe ambasadorin bullgar, i kanë përshëndetur angazhimet e Francës që të zhbllokohet procesi midis Shkupit dhe Sofjes.

“Historia megjithatë nuk është gati, e kemi një situatë politike komplekse në Bullgari dhe nuk mundet askush në këtë moment të thotë se si do të përfundojë e gjithë kjo”, thonë diplomatët.

Qeveria bullgare është duke u përballur me votimin e besimit në Kuvend, që fillimisht e hap çështjen se kush do ta prezentojë Sofjen në Samitin e ardhshëm të BE-së. A do të jetë kryeministri Kirill Petkov apo presidenti Rumen Radev.

Përveç kësaj në takimin e djeshëm diplomatët thonë se përfaqësuesi bullgar ka vepruar edhe me kërkesa të reja, në mesin e të cilave edhe me protokollin të nënshkruhet dhe jo të harmonizohet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe të jetë pjesë e kornizës negociuese. Ambasadori nuk ka hasur në mbështetje të madhe në takim, para së gjithash prej atyre vendeve që janë njoftuar mirë me kontestin. Kërkesa të nënshkruhet, protokolli i hap edhe çështjet e afateve, pasi të vogla janë mundësitë madje edhe sikur të pajtohet Maqedonia e Veriut, kjo të finalizohet deri në fund të Samitit të BE-së të premten.

Gjithsesi pala bullgare e ka përsëritur kërkesën e bullgarëve të përfshihen në Kushtetutën e vendit, para se të mbahet konferenca ndërqeveritare ndërsa ka insistuar dhe se nuk guxon të ketë automatizëm për mbajtjen e seancës së dytë ndërqeveritare nëse kërkesat bullgare nuk përmbushen.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.