Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Mbrëmë protesta pa incidente, edhe sonte vazhdon njejtë para Qeverisë, MPJ dhe Kuvendit

Shkup, 12 Korrik – Edhe sonte do të zhvillohet protestë me moton “Ultimatum – Jo faleminderit!”. Është planifikuar që marshi i protestës të kthehet në rutën e vjetër, nga Qeveria përmes Ministrisë së Jashtme deri në Parlament.

Organizatorët paralajmëruan se do të protestojnë para Ministrisë së Punëve të Jashtme për të mbështetur presidentin e Sindikatës diplomatike të Maqedonisë, Zoran Dabiq, i cili u suspendua.

“Zoran Dabiq, kryetari i Sindikatës diplomatike të Maqedonisë, i cili iu drejtua Kuvendit dhe tha se propozimi është fiasko e diplomacisë së Bujar Osmanit, është pezulluar shprehimisht nga puna. Prandaj sot do të protestojmë edhe para Ministrisë së Jashtme dhe vendtakimi është Qeveria në orën 19:00 përmes Mavrovkës deri te Ministria e Punëve të Jashtme dhe më pas protesta do të përfundojë para Kuvendit”, thuhet në letrën e organizatorëve.

Ata bëjnë thirrje për protestë paqësore dhe dinjitoze dhe kërkojnë nga Ministria e Brendshme që të sigurojë protokolle që të mos ketë incidente si javën e kaluar.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.