Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

“Mbrëmjet folklorike të Çarshisë”, Ganiu: T’i ruajmë dhe t’i promovojmë traditat tona

Shkup, 25 korrik – “Mbrëmjet folklorike të Çarshisë”, Festivali ndërkombëtar i cili për të 15 herë me radhë na dha një spektakël të vërtetë në zemrën e Çairit, Çarshinë e Vjetër.

Me intepretimet e tyre në këtë ngjarje plot kulturë, art, melos e traditë u prezantuan popuj e ansamble të ndryshme nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Meksika, Kili, Azerbejxhani, Romania, Latvia, Ukraina, Bosnia dhe Hercegovina, Bullgaria.

Me këtë rast kryetari i Këshillit komunal Jetmir Asani në emër të Komunës së Çairit përgëzoi organizatorët, Ansamblin “Ibe Palikuqi” që përmes këtij aktiviteti kulturor po vazhdojnë të avancojnë kulturën dhe të ruajnë vlerat e saj në vazhdimësi.

E ne si Komunë e Çairit do të vazhdojmë me kënaqësinë më të madhe të mbështesim aktivitetet e tilla, që japin shembull se traditat duhet ruajtur dhe promovuar brez pas brezi.

Ndërsa kreu i Komunës së Çairit në facebook profilin e tij ka shkruar, “T’i ruajmë dhe t’i promovojmë traditat tona.”

https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/posts/pfbid035NgLdzDbAANnXavnV2hEmWL6jqHE2pkMY3mMU4GZrxrQMGUSW6sWBSRJe3yvGtbWl

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.