Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Mbyllje solemne e “Kampit veror 2022” në Krivollak

Shkup, 1 korrik – Në Poligonin e Armatës “Krivollak” sot nga ora 10 do të mbahet mbyllja e “Kampit veror 2022” në organizim të Akademisë ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski” bënë të ditur nga Ministria e Mbrojtjes.

Në mbyllje të projektit ndërkombëtar akademik dhe mbrojtës “Kampi veror 2022!” do të kryhet stërvitje demonstruese, e cila i përfshin të gjitha aktivitetet stërvitore të realizuara në dy javët e fundit.

“Në Kampin veror” të këtij viti marrin pjesë 90 studentë dhe kadetë nga 16 shtete aleate dhe partnere, nga Shqipëria, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Gjermania, Kroacia, Italia, Kosova, Letonia, Mali i Zi, Norvegjia, Polonia, Rumania, SHBA, Hungaria dhe nga Maqedonia e Veriut, të cilat gjatë stërvitjes dyjavore patën mundësinë të marrin pjesë dhe të japin kontribut aktiv në zbatimin e operacioneve të simuluara shumëkombëshe në mbështetje të paqes në fazën e stabilizimit, rindërtimit dhe ndërtimit të paqes”, theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes shton se në ceremoni do të marrë pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, së bashku me përfaqësues të lartë nga Shtatmadhoria dhe Ministria e Mbrojtjes

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.