Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Mbyllje zyrtare e Projektit të USAID-it për integrim ndëretnik të të rinjve në arsim

Shkup, 21 shtator – Sot zyrtarisht përfundon projekti i USAID-it për integrim ndëretnik të të rinjve në arsim, i implementuar nga Qendra e Maqedonisë për Arsim Qytetar (QMAQ), në bashkëpunim me Forumin Rinor Arsimor (FRA).

Në mbylljen e projektit, i cili simbolikisht do të mbahet në Ditën ndërkombëtare të paqes, do të mbajnë fjalim Lulzim Aliu, zëvendës ministër i Arsimit dhe Shkencës dhe Erik Mejer, zëvendës shef i Misionit të Ambasadës së SHBA-së në Shkup.

Mes të pranishmive priten nxënës, arsimtarë dhe përfaqësues të shkollave, komunave, institucioneve relevante dhe organizatave ndërkombëtare. Qëllimi i ngjarjes është që përmes diskutimit rinor dhe programit zbavitës të prezantohen arritjet në kuadër të Projektit, duke vendosur theks të posaçëm në zërin e të rinjve dhe përkrahjen e ideve dhe iniciativave të tyre për ndryshime pozitive”, informojnë organizatorët.

Ata theksojnë se gjatë pesë viteve e gjysëm, Projekti ka punuar me institucionet arsimore dhe të gjitha shkollat fillore dhe të mesme dhe komunat në shtet, për përforcimin e kohezionit ndëretnik në shkolla, arsimit qytetar dhe pjesëmarrjes rinore, duke përfshirë mbi 400.000 nxënës, arsimtarë, kuadro shkollorë dhe prindër.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.