Saturday, December 3, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Me këmbë të mavijosura dhe fasha në kurriz, çfarë i ka ndodhur Bella Hadid?

Modelja e famshme, Bella Hadid, i ka shqetësuar fansat teksa ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” të hënën, disa fotografi ku tregon këmbët e saj të mavijosura dhe kurrizin të mbuluar me fashë.

Në fotot në fjalë, 26-vjeçarja u shfaq e ulur në një shtrat në një dhomë spitali. Super modelja është ‘topless’ dhe në kurriz ka garza, ndërsa krahun e djathtë e ka të mbështjellë me një fashë.

Me këmbë të mavijosura dhe fasha në kurriz,

Ndërsa një tjetër pozë tregon këmbët e bukuroshes me mavijosje të mëdha. Gjithashtu Bella kishte postuar edhe një imazh ku shfaqej shiringë e mbushur me gjak.

26-vjeçarja u pa për herë të fundit në publik në Santa Monica të shtunën, teksa po shkonte për një set të ri fotografik.

Me këmbë të mavijosura dhe fasha në kurriz,

“Daily Mail” shkruan se motra e vogël e Gigi Hadid ishte rikthyer në punë pas një udhëtimi në Katar, ku shkoi që të hidhej me parashutë së bashku me të dashurin e saj, Marc Kalman.

Ndërkohë kujtojmë se muajin e kaluar, ylli festoi ditëlindjen e saj të 26-të dhe ndau një seri fotosh me ndjekësit në rrjetet sociale.

Me këmbë të mavijosura dhe fasha në kurriz,

Bella tregoi se Gigi i kishte bërë një tortë, ku në të ishin vizatuar ushqimet e saj të preferuara. Gjithashtu në tortë ishte edhe një aparat fotografik, i cili simbolizonte karrierën e saj profesionale si modele e modës së lartë.

Por jo vetëm kaq, pasi u shfaqën edhe çanta për blerje, një kanaçe nga linja e pijeve të Bella-s, “Kin Euphorics” dhe flautat e shampanjës. Gigi u sigurua njëkohësisht të përfshinte edhe një vizatim të një kali.

Me këmbë të mavijosura dhe fasha në kurriz,

“Gëzuar ditëlindjen Bella”, shkruhej në tortën me krem të zi së bashku me një numër të madh “26”. Me siguri super modeles i ka pëlqyer shumë ideja e motrës dhe nuk ka ngurrur që ta ndajë me miliona ndjekësit që ka në “Instagram”.

Për ditën e saj të veçantë, kopertina e “Vogue” vendosi që të kishte një foto të modeles së famshme.

Me këmbë të mavijosura dhe fasha në kurriz,
Me këmbë të mavijosura dhe fasha në kurriz,

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.