Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Me shami në kokë e syze dielli, Fjolla Morina merr vëmendje ndërsa shijon jetën e natës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, vazhdon të jetë një personazh i komentuar në rrjete sociale.

Ajo përflitet vazhdimisht për ngjarjet e të bëmat që e rrethojnë, ndërkohë që nuk mungojnë komentet edhe për paraqitjet e daljet publike.

E njëjta së fundmi mori vëmendje me një paraqitje në një klub, ku u shfaq me shami në kokë e syze dielli.

Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Zeshkania dukej tejet provokuese teksa kishte vënë në pah linjat trupore në trikon e ekzagjeruar.

“Është gjithçka për stilin e jetesës”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë njërit prej postimeve të hedhur në InstaStory.

Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Fjolla ndërkaq ditë më parë u raportua se është arrestuar sërish, gjë të cilën e sqaroi avokati i saj, Fanol Krasniqi.

Ky i fundit tha se vetëm ishte ndaluar nga policia në një kontrollë ditore dhe më pas u shoqërua për në stacion pasi figuron në sistem si e ndjekur nga Interpoli, por që nuk ishte arrestuar. 

Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.