Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Mediat në Shqipëri në shumë raste informojnë në disproporcion me realitetin për interesa të ngushta personale e në kundërshtim me ligjin

Tiranë , 23 korrik – Behet fjalë për një incident të ndodhur në qershor të vitit 2016 midis oficereve te doganës shqiptare dhe aty të policisë greke.

Oficerët e doganës shqiptare kanë qenë me shërbim të detyrës ne pikat doganore të kufirit jugor, incident i cili ka ndodhur jo shume larg kufirit shqiptar dhe për të cilën vijojnë sqarimet procedurale dhe ligjore, por që nga pikëpamja ligjore oficeret janë në përputhje me të drejtën dhe se në shtetin grek nuk rezultojnë të dënuar as penalisht dhe as administrativisht.

Duke iu referuar sqarimit të Drejtorisë së Doganave por dhe informatave që vijnë nga shteti grek, duket se nuk kemi të bejmë me shkelje te ligjit nga oficeret e doganës shqiptare, por me një incident midis forcave policore greke dhe oficereve doganorë të Shqipërisë.

Punonjësit e Drejtorisë së Doganave kanë depozituar pranë institucionit punëdhënës dëshmitë e pastra të penalitetit, marrë nga autoritetet greke dhe noterizuar në Shqipëri.

Sipas dokumentacionit të vitit 2016, katër punonjësit kanë qenë pjesë e një operacioni anti-kontrabandë, kur janë ndaluar nga autoritetet greke. Pas sqarimit të rrethanave dhe rolit të personave në fjalë ata janë lënë të lirë nga prokurorët dhe hetuesit fqinjë.

Në kushtet kur nga njëra anë nuk ka asnjë vendim gjykate që i dënon katër punonjësit e Drejtorisë së Doganave dhe për sa kohë dëshmia e penalitetit në shtetin grek është plotësisht e pastër, çështja në fjalë është mbyllur që në vitin 2018, pavarësisht spekulimeve mediatike që vazhdojnë here pas here.

Nga sa më sipër duket qartë, spekulimi mediatik që bëhet ne kurriz dhe dëm te integritetit të punonjësve të shtetit për qëllime dhe përfitime personale pa marrë parasysh pasojat sociale qe sjellin lajmet e pavërteta.
Publikimi i lajmeve jo të vërteta dhe që cënojnë integritetin personal dhe publik, është jo vetëm shkelje e etikës por edhe shkelje e ligjit, veprim që ne shtetin Shqiptar duket se është në modë.

https://www.facebook.com/DoganaShqiptare/posts/pfbid04b2ihFFvHfaqJbW2TSyKjQ9oGpAERhQkYUdKWe82Rj4pcaAn5VMBB6VPD6g5r9rDl

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.