Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Mehaj: Edhe me gara sportive shënojmë 27 Nëntorin-Ditën e Forcës

Ministri i Mbrojtës Armend Mehaj përmes një postimi në facebook ka shpërndarë suksesin e ushtarëve garues sportiv.

“Ishte kënaqësi e veçantë që së bashku me Gjeneral Cikaqin të ndajmë suksesin e përbashkët të ushtarakëve tanë garues sportiv në përfundim të garave për nder të “Ditës së Forcës”, ka shkruar Mehaj.

Sipas tij gjatë dy javëve të fundit, në nivele ekipore dhe individuale, ushtarakët sportistë të të gjitha njësive të FSK-së garuan në futboll, volejboll, shah, kros, pingpong dhe shenjëtari.

“Organizimet sportive në FSK-së, përveç aspektit social e festiv, kanë për objektiv që lidhet me stërvitjen fizike të ushtarakëve, për të përmirësuar gatishmërinë luftarake, aftësinë, ashpërsinë, zhvillimin e cilësive fizike të ushtarakut dhe aftësitë profesionale bazuar në fusha të ndryshme të veprimit ushtarak”, shkruan Mehaj.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.