Thursday, February 9, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Merr flakë një market në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se një market është djegur mbrëmë në komunën e Prizrenit teksa nga ky rast nuk ka të lënduar.

Policia thotë se sipas ankuesit zjarri është shkaktuar nga dy frigoriferë.

“Prizren 29.12.2022-22:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në market është shkaktuar një zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, njësia e KEDS si dhe njësiti i zjarrfikësve te cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit zjarri është shkaktuar në dy frigoriferë. Vlera e dëmit të shkaktuar për momentin nuk dihet. Nuk është raportuar për të lënduar”, thuhet në raport.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss