Shkup, 14 prill – Metju Loson është emëruar si ambasador i ri i Britanisë së Madhe në Maqedoninë e Veriut, informon Zhurnal.
Ai do të zëvendësojë ambasadoren aktuale Rejçel Gallouej, mandati i së cilës skadon në korrik.
Loson në shkup vjen pas funksionit të ambasadorit në Dushanbe, Taxhikistan. Në biografinë e tij shkruhet se ka kryer edhe funksionin zv.shef i misionit britanik në Bosnje e Hercegovinë gjatë viteve 2015-2018, ndërsa ka patur dhe angazhim diplomatik në Kanadë nga viti 2013 deri në vitin 2015.
Ambasadori i ri ka punuar edhe si shef i repartit për Azinë Jugore dhe Avganistan pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Komonvelt 2009-2011./Zhurnal.mk