Wednesday, September 27, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Mexhiti: Po e shkarkojmë Qendrën Klinike nga rrëmuja, terapi kronike do të japin edhe mjekët amë

Shkup, 21 gusht – Nuk ka më radhë në Klinikat e Recetave të Terapisë Kronike. Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka prezantuar sot reformën në kujdesin primar shëndetësor, me të cilën u mundësohet mjekëve amë të japin receta për të sëmurët kronikë.

“Këtë javë po ia kushtojmë promovimit të lajmeve në sistemin primar shëndetësor. Me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë shtypur broshurat informative, ka përfunduar edukimi i 700 mjekëve amë për rregullat e reja për dhënien e barnave dhe në ditët në vijim planifikojmë vizita në disa qendra shëndetësore në vend, me qëllim që pacientët dhe mjekët të njihen nga afër me këto risi”, informon Mexhiti.

Kjo forcon rolin e mjekëve amë, tha ministri, duke shtuar se me reformën e re do t’u kthehet dinjiteti mjekëve amë që tani do të mund të diagnostifikojnë dhe në këtë mënyrë do të lehtësohet puna e Klinikave.
Janë hartuar edhe protokolle për sëmundjet më të shpeshta për të cilat të rriturit vizitojnë mjekun amë, si: hipertensioni, hipotiroidizmi, diabeti, astma dhe Sëmundjet Kronike të Mushkërive të Bardha. Për të gjitha këto sëmundje, deri tani diagnostifikimi dhe caktimi i terapisë është bërë nga mjeku specialist,kurse tani e tutje do të bëhet nga mjeku amë.

Me këtë ministri paralajmëroi decentralizimin e shëndetësisë. “Në të njëjtën kohë do të mundësojmë që një numër më i madh i mjekëve nga praktika e përgjithshme të specializohen në mjekësinë familjare, në mënyrë që pacientët të marrin sa më shumë shërbime shëndetësore në një vend – EKG, ECHO, Doppler, spirometri, paketë e zgjeruar LU1. etj. Terapia konzoliare e cila është caktuar vetëm në shëndetësinë terciare, pra në Qendrën Klinike, tash e tutje do të caktohet nga mjekët amë”, sqaroi ministri i Shëndetësisë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss