Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

MF: U emetua fletobligacioni i 21-të për denacionalizim në vlerë prej 6 milionë eurove

Shkup, 26 maj – Shteti përmes Ministrisë së Financave sot emetoi emetimin e njëzet e një të fletobligacioneve për denacionalizim në vlerë të përgjithshme prej 6 milionë euro, me të cilën do të kompensohen të gjithë personat me aktvendime të plotfuqishme për denacionalizim nga data 01.01.2021 deri më datë 31.12.2021, ku përcaktohet se kompensimi do të bëhet përmes fletobligacioneve, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Financave.

Mjetet e ndara nëpërmjet fletobligacioneve do të paguhen nga shteti me këste dhjetëvjeçare me interes vjetor prej 2%.

Republika e Maqedonisë së Veriut, siç thuhet në kumtesë, në çdo kohë mund të blejë fletobligacione për denacionalizim para afatit të maturimit të tyre sipas kushteve, mënyrës dhe procedurës së përcaktuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Tregtimi me fletobligacione për denacionalizim do të bëhet në Bursën e Maqedonisë SHA Shkup, me ndërmjetësimin e shtëpive brokere dhe bankave anëtare të Bursës së Maqedonisë. Para afatit të maturimit të tyre, qytetarët mund t’i shfrytëzojnë fletobigacionet për denacionalizim për pagesë të banesave në pronësi shoqërore.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.