Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Mickoski do të kërkojë përgjegjësi nga udhëheqësia e EMV-së pas ndërrimit të pushtetit

Shkup, 19 janar – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar përgjegjësi për udhëheqësinë aktuale të EMV-së, për shkak të, siç thekson, veprimtarive kriminale, menjëherë pas ndërrimit të pushtetit.

Gjatë vizitës së sotme në Ohër, ku mori pjesë në shenjtërimin e ujërave në Liqenin e Ohrit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth informacioneve të LSDM-së se ka teprica të energjisë elektrike dhe se shënojnë rezultat pozitiv në sektorin e energjisë, tha se vitin e kaluar 230 milionë euro janë shpenzuar përmes EMV-së, nga të cilat ai ka akuzuar se 50 milionë euro kanë përfunduar në xhepat privatë përmes tenderëve në katër sy.

“Akumulimet janë në një nivel minimal, pra pasi nuk kanë qenë asnjëherë në një minimum historik. Vetëm në një muaj e gjysmë të vitit të kaluar kanë importuar 50 milionë euro energji elektrike dhe tani LSDM flet për teprica. Fjala është për udhëheqësinë më kriminele të SHA ELEM, EMV-ja e sotme dhe menjëherë pas ndërrimit të pushtetit, ata njerëz do të mbajnë përgjegjësi për atë që po i bëjnë Maqedonisë dhe popullit maqedonas”, tha Mickoski.

Lideri i VMRO – DPMNE-së opozitare uron të gjithë të krishterët ortodoksë për festën e Epifanisë – Uji i Bekuar, duke u dëshiruar shëndet, lumturi, suksese…

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas shenjtërimit të ujërave në Liqenin e Ohrit për atë nëse ka deputetë nga pozita të cilët duan zgjedhje, theksoi se nuk ka njeri racional në Parlamentin e Maqedonisë që ia do të mirën Maqedonisë, e të mos dëshirojë zgjedhje.

“Kështu, mendoj se nuk ka njeri në Parlament, njeri racional i cili ia do të mirën Maqedonisë, e të mos dëshirojë zgjedhje. Por, ato grupe gjysmëkriminale të cilat i kontrollojnë udhëheqësia e LSDM-së dhe BDI-së dhe janë pjesë e nënqiellit maqedonas, tashmë fillojnë të bëjnë presion ndaj atyre deputetëve”, deklaroi Mickoski.

Shprehu bindje se, siç tha, edhe krahas presioneve, ata do të qëndrojnë parimor, sepse lufta për Maqedoninë nuk ka çmim.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss